Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Spiro Ristovskit, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Në seancën e sotme janë ftuar më shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Sokol Mitrovski, Toni Trajkovski dhe Ivica Konevski si dhe ish ministri Vllado Misajllovski,
Rasti ndodhet në procedurë hetuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”.