Nga data 21 i këtij muaji do të kthehet orari i punës në objektet hotelerike deri në orën 21:00, ndërsa të gjitha masat tjera mbesin në fuqi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me zbutjen e masave për mbrojtje nga Kovid-19.
Ai theksoi se sipas vlerësimit të situatës gjatë këtyre ditëve deri më 21 janar eventualisht mund të shqyrtohet kërkesa e objekteve hotelerike për punë deri në orën 23:00.
Orari i punës në objektet hotelerike nga 18 dhjetori është kufizuar deri në orën 18:00, si pjesë e masave parandaluese të Qeverisë për parandalim të përhapjes së Kovid-19 gjatë festave.