Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot arriti në qytetin kinez Vuhan, ku nga fundi i vitit 2019 u zbulua koronavirusi i ri, për ta hetuar prejardhjen e pandemisë.
Ekipi i ekspertëve në Vuhan do të jetë rreth një muaj, duke përfshirë edhe dy javë karantinë.
Petdr Ben Embarek, ekspert i OBSH-së për sëmundje të kafshëve të cilat kalojnë në lloje të tjera, e kryeson ekipin prej dhjetë ekspertëve të pavarur.
Biologu nga Vietnam Hung Ngujen, i cili është pjesë e ekipit, theksoi se nuk pret restriksione në punën e grupit në Kinë.
Ekipi i ekspertëve të OBSH-së, pas karantinës dyjavore, do t’i analizojë të punësuarit në institutet hetimore, spitalet dhe tregjet për ushqim detar në Vuhan, ku supozohet se u shfaq Kovid-19.