Deputetët sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të parlamentare pritet të diskutojnë për Projektligjin e regjistrimit. Është vendosur si pika e 14-të në rendin e ditës.
Regjistrimi është planifikuar të kryhet në tre javët e para të prillit të këtij viti pas një ndërprerjeje prej gati 18 vjetësh. Ky është një operacion i rëndësishëm statistikor duke marrë parasysh që regjistrimi i fundit ishte në vitin 2002, ndërsa regjistrimi i paralajmëruar në vitin 2011 nuk u realizua.
Qeveria mbetet në qëndrimi se regjistrimi do të kryhet në pranverë, ndërsa opozita kërkon përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave, i cili do të jetë bartësi kryesor i këtij operacioni statistikor, njoftojnë se regjistrimi do të kryhet në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat. Është planifikuar që procedura të përfundojë për gjashtë muaj dhe do të kushtojë 8.5 milionë euro për blerjen e pajisjeve të nevojshme.
Para debatit mbi Projektligjin e regjistrimit, deputetët duhet të shqyrtojnë disa zgjidhje të tjera ligjore me procedurë të shkurtuar, përfshirë Propozim ligjin për huamarrjen nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim për të financuar projektin për avancimin e arsimit fillor, ndryshimet në Ligjin për inspektimi teknik dhe Ligjin për Inspektoratin shtetëror të tregut, si dhe Projektligjin për Agjencinë e inteligjencës.