Autorja dhe aktivistja Lisa Bauta Shaqiri me video mesazh për Nismën “Të Bashkuar në dallime”.
Ne sot do të ishim duke diskutuar për çështje globale për ta çuar njerëzimin përpara sikur të mos merreshim me nacionalizëm. E tani, në qoftë se ne kemi aspirata për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ne duhet të jetojmë në frymën evropiane, të bashkuar në dallime me të gjithë. Të jemi të bashkuar në dallime dhe të gjithë së bashku të japim kontributin tonë për zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit tonë.
Nacionalizmi dhe urrejtja ndëretnike na ka marrë shumë energji. Të gjithë potencialin të cilin ne e kemi si popull i cili jeton në këtë vend, me bashkëqytetarët tanë me besim të ndërsjellë dhe duke vepruar të gjithë së bashku pavarësisht dallimeve tona, ne mundeshim të punojmë pak më tepër dhe gjithë atë energji ta kanalizojmë që të mund ta çojmë shtetin edhe popullin tonë edhe të gjithë shoqërinë përpara.
Në Еvropë mungesa e nacionalizmit nuk do të thotë se njerëzit atje nuk e duan popullin e vet apo kombin e vet, përkundrazi ata promovojnë vlera të cilat i kanë si bekgraund të vetin dhe i bashkojnë ato në një shoqëri më të larmishme dhe zhvillohen si kulturë dhe shoqëri europiane.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.
[divide]