Komisioni i antikorrupsionit do të fillojë iniciativë para Prokurorisë Publike për të filluar procedurë për një parti politike për financim joligjor gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ky konkluzion u miratua në vazhdimin e sotëm të seancës së 45-të të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
“Duke vepruar në pajtim me kompetencat tona, në tetor ne parashtruam kërkesë deri tek Enti Shtetëror i Auditimit dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, kërkesë për veprim kompetent. Kishte dyshime se disa nga partitë politike janë financuar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, respektivisht nga burime joligjore të financimit. Kohët e fundit kemi marrë përgjigje nga Drejtoria që konfirmon pretendimet tona për financim të paligjshëm të një partie politike. Propozimi është që pala konkrete të fillojë iniciativë para Prokurorisë Publike për fillimin e një procedure”, u theksua në seancë, ndërsa konkluzioni u miratua unanimisht.
Sot ose nesër, KSHPK-ja do të përgatis paraqitje tek Qeveria me një kërkesë për njoftimin e saj në lidhje me lëndën e hapur për ndërtesat e paligjshme në Ohër dhe Strugë.
“Dua të reagoj publikisht ndaj sjelljes së ministrit të Transportit dhe Lidhjeve sepse ne si Komision dërguam një kërkesë në qershor për të thënë se si ata planifikojnë të merren me ndërtesat e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Strugë dhe Ohër. Qeveria u përgjigj se e ka udhëzuar Ministrinë të veprojë dhe të informojë Qeverinë për atë veprim, dhe Qeveria të na informojë. Pash në media që ministri, një javë më parë gjatë një vizite në Ohër, tha se Qeveria ka arritur në konkluzion për të zgjidhur bregun e Liqenit të Ohrit. Unë mendoj se Qeveria duhet të na e dorëzonte atë konkluzion”, tha anëtari i KSHPK-së, Goran Tërpenoski.
Seanca vazhdoi me veprim sipas lëndeve konkrete.