Dyqind ushtarë të rinj profesionistë sot iu bashkëngjitën radhëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila iu dëshiroi mirëseardhje në Armatë e cila është anëtare e NATO-s, paralajmëroi se në gjysmën e parë të vitit 2021 do të pranohen edhe 250 ushtarë profesionistë. Ajo informoi se 120 pjesëtarë të Armatës, për një kohë të shkurtër do të bëhen nënoficerë.
Në solemnitetin në kazermën “Ilinden” në Shkup, ministrja Shekerinska në fjalimin e saj para ushtarëve të rinj profesionist theksoi se investimi në Armatë fillon me investime në potencialin njerëzor, sepse ruhet politika e pranimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të pjesëtarëve të rinj dhe udhëhiqet politikë e pranive të shpeshta të ushtarëve profesionistë.
“Dita juaj e sotme është fillim i rrugëtimit interesant dhe emocionues si profesionistë të armatës. Do t’i njihni kufijtë tuaj, do ta testoni fortësinë tuaj, durimin, dituritë, vullnetin dhe të ngjashme. Do të kuptoni se që të jeni në Armatë nuk është vetëm profesion, por edhe mënyrë e jetës. Uniforma do t’iu bëjë më shumë të respektueshëm edhe në shtëpi edhe në bashkësi. Për këtë mbajeni me krenari dhe me nder”, i porositi ministrja e Mbrojtjes.
Shekrinska foli për atë se sa janë përmirësuar punët në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ku investohet para së gjithash në njerëz të Armatës, në pajisje, në paga, në shtesa të pagave. Pasqyra ndryshoi në mënyrë drastike, nënvizoi, për 70 vende herën e kaluar, përkujtoi kishim 700 kandidatë.
Armata, i porositi Shekerinska, nuk është institucion e cila i sheh përgjatë prizmit të emrit dhe mbiemrit të tij, përgjatë prizmit të përkatësisë etnike ose besimit ose çfarëdo lloj çështje tjetër, këtu, theksoi, do të funksiononi nën parimin të gjithë për një dhe një për të gjithë.
Pas procesit të gjatë të testeve dhe kontrolleve, të këtyre 200 kandidatëve nga gjithsej 1.800 të regjistruar, për Shekerinskën është shenjë se Armata në radhët e saj ka pranuar njerëz të rinj, të përgatitur mjaftueshëm, cilësorë, të vendosur dhe të përkushtuar.
Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska mes tjerash përkujtoi se gjatë tre viteve të kaluara janë rritur të gjitha kompensimet e pjesëtarëve të Armatës të cilët marrin pjesë në misione ndërkombëtare, të mëditjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe të krizës, janë shpërblyer edhe pilotët të cilës morën pjesë në vargun e zjarreve të cilat e kapluan shtetin, tani janë shpërblyer infermieret dhe mjekët e Batalionit për mbështetje ushtarake mjekësore, të cilët janë krah për krah me kolegët e tyre në shëndetësinë publike.
Me pranimin e 200 ushtarëve të rinj profesionist, numri i përgjithshëm i të sapopranuarve gjatë tre viteve të kaluara është 830 persona.
Shekerinska informoi se këtë pranverë do të fillojë ushtrim i madh në poligonin e armatës Krivollak, në të cilin do të marrin pjesë mbi 2.000 pjesëtarë nga disa armata federale.