Vijon realizimi i instalimit të qendrave modulare të kovidit në të gjithë vendin. Jemi duke punuar në mënyrë të përshpejtuar në terren. Është duke përfunduar instalimi në Shtip dhe Kërçovë, ndërsa prej sot fillojmë me instalimin edhe në Gostivar dhe Strugë, njoftoi këtë pasdite në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Në 16 komuna, në rrethin e spitaleve, theksoi ministri, jemi duke formuar kovid – qendra për trajtimin dhe mjekimin e pacientëve me Kovid-19.
Realizim i shpejtë është i mundur vetëm me bashkëpunim të përbashkët dhe ndërinstitucional, shëndeti publik është një përgjegjësi e përbashkët, shkroi Filipçe.