Kryeministri Zoran Zaev sot në takim përmes videolidhjes me përfaqësuesit e ministrive të Shëndetësisë, të Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, si dhe pjesëtarët e Kryqit të Kuq dhe Brigadës Zjarrfikëse, të cilët vitin e kaluar ishin në radhët e para në luftën dhe përballjen me krizën e cila doli nga KOVID-19, u falënderua për kontributin në menaxhimin me sukses të krizës, informoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Zaevi, bëhet e ditur në kumtesë, iu dëshiroi të gjithëve festa të këndshme me dëshirën për shëndet dhe sukses në detyrat e tyre të punës dhe i porositi se ata janë heronjtë e kohës sonë.
“Në këtë luftë, për përballjen e krizës shëndetësore me pandeminë, në radhët e para janë të përfshirë mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor dhe personel tjetër ndihmës në spitale, pjesëtarë të MPB-së, qytetarët tanë në uniformë dhe personeli civil i Armatës, vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe të organizatave të tjera humanitare, pjesëtarët e njësive zjarrfikëse dhe të gjithë të tjerët të përshirë në sistemin e përballjes me krizën. Të gjithë ju, muajt e kaluar, jeni në linjën e parë në luftën me virusin e rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, gjatë kësaj duke e rrezikuar shëndetin tuaj dhe të më të afërmve tuaj”, theksoi kryeministri Zaev.
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe koordinatori i qendrave për kovid në klinikat interne dr.Milena Stefanoviq dhe drejtori i Klinikës së Pulmologjisë dr. Dejan Dokiç e informuan kryeministrin për gjendjen momentale në klinikat dhe qendrat e kovidit, planet operative të cilat janë në funksion dhe koordinimi vijues rreth vaksinimit të pritur të popullatës me çka do t’i jepet fund pandemisë.
Gjenerali i brigadës Besnik Emini dhe nënkolonelja Elizabeta Naumovska – Petreski, informuan për angazhimin momental të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes pjesëtarët e të cilëve janë shpërndarë në lokacione strategjike dhe iu ndihmojnë autoriteteve shëndetësore dhe policisë gjatë gjithë kësaj periudhe që me sukses ta menaxhojnë gjendjen në teren.
“Armata u takon qytetarëve dhe këtu është që t’i shërbejë nevojave të tyre, gjithë këtë periudhë pjesëtarët ndihmojnë edhe në teren por edhe në vetë qendrat e kovidit me çka lehtësohet presioni gjithëpërfshirës ndaj sistemit shëndetësor”, theksuan Emini dhe Naumovska-Petreski.
Shefi i Byrosë për Siguri Publike, Bllagojço Spasov, i shoqëruar nga kolegët e tij nga SPB Shkup dhe SPB Kumanovë – Naser Ajdini dhe Pece Skaklleski, e informuan kryeministrin për gjendjen momentale në teren, aktivitetet e policisë në zbatimin e detyrave vijuese dhe detyrave të cilat dalin nga vendimet e Qeverisë për mbrojtje të popullatës në kushte të krizës së koronës. Shefi nga SPB Shkup, Skaklleski njoftoi se gjatë gjithë pandemisë vetëm në nivel të Shkupit janë kontrolluar dhe dorëzuar rreth 50.000 vendime për izolim dhe po aq familje dhe individë janë kontrolluar me çka pengohet përhapja e virusit dhe mbrohet popullata.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të cilët me nga 500 vullnetarë dhe ekipe mobile që nga fillimi i pandemisë janë në teren dhe iu ndihmojnë të pastrehëve, familjeve të rrezikuara sociale si dhe qytetarëve të cilëve iu nevojitet ndihmë. Aleksandër Ristovski, si koordinator i programeve të Kryqit të Kuq, ka thënë se si organizatë janë vazhdimisht në mënyrë aktive të përfshirë në ndihmën e popullatës lokale por edhe në ndihmën e MPB-së dhe të Armatës në raste ku ka emigrantë të cilët e kalojnë territorin tonë dhe të cilëve iu nevojitet ndihmë, por edhe skrining përmes të cilit vëzhgohet gjendja e tyre shëndetësore dhe bllokimi i mundësisë për unifikimin me KOVID-19. Këtu janë edhe ekipet mobile të kufirit jugor dhe verior të cilat janë vazhdimisht në teren dhe ofrojnë ndihmë për qytetarët.
Komandanti i brigadës zjarrfikëse – Vlladimir Simonovski, informoi për punën e rregullt të zjarrfikësve dhe aktiviteteve të tyre të cilat janë vendosur në funksion të sistemit shëndetësor, ndihmë të qytetarëve në aktivitetet dhe nevojat e tyre ditore.