Në Kodin zgjedhor do të vendosen gjithë ato ndryshime në lidhje me modelin e zgjedhjeve për të cilat do të arrijmë konsensus, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në ndryshime do të gjendet edhe një njësi zgjedhore.
Ai potencoi se është formuar grup i punës për Kodin zgjedhor dhe se të gjitha partitë kanë nominuar përfaqësues të tyre, sikur edhe institucionet më të rëndësishme dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
“Në këtë mënyrë hapim proces i cili do të zgjasë disa muaj dhe në të cilat do të diskutohen edhe çështjet e lidhura me modelin zgjedhor, por edhe çështje tjera të lidhura me procesin zgjedhor, ndërsa para se gjithash ka të bëjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Mariçiq.
Kishe shumë ide, tha ai, duke e përfshirë edhe një njësi zgjedhore të cilat ishin promovuar prej para zgjedhjeve parlamentare, megjithatë tani prejse është formuar grupi i punës për Kodin zgjedhor do të hyjmë në biseda serioze.
“A do të arrijmë pëlqim të partive politike për një njësi zgjedhore do të shohim nga procesi. Mendoj se është e vlefshme të bisedohet për të gjitha idetë dhe e rëndësishme është të shikohet se çka është ajo që do ta përparojë demokracinë”, deklaroi Mariçiq.
Qëllimi bazë, vazhdoi ai, është të përparohet demokracia, qytetarët e ndjejnë procesin zgjedhor të afërt dhe në atë mënyrë t’i motivojmë më shumë, më shpesh dhe në mënyrë më të angazhuar të marrin pjesë edhe në jetën politike dhe procesin zgjedhor.
Në lidhje me ndryshimet e Kodit penal, paralajmëroi se ka dy procese – sjellja e ndryshimeve të shpejta relevante të cilat mund të parashikojnë implementim të disa standardeve lidhur me Konventën e Stambollit dhe të lidhura me Ligjin për dhunë mbi gratë, si ndryshime të shpejta dhe standarde të lidhura me mbrojtje më të lartë dhe më të madhe të gazetarëve dhe ndryshimeve tjera të vogla eventuale të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e gjykimeve nga Gjykata për të drejtat e njeriut.
“Këto çështje të konfiskimit të pronës sipas ndryshimeve sistematike ose përforcimit të rregullave për konfiskim mund të gjejnë vendin e tyre në atë proces afatgjatë i cili duhet të zgjasë gjatë vitit të ardhshëm, deri kah mesi i vitit të ardhshëm ose deri në fund të vitit 2021 varësisht nga dinamika ta sjellim kodin e ri penal në të cilin do t’i ndërtojmë gjithë këto çështje”, deklaroi Mariçiq.