Informacioni me analizë dhe plan veprim për Liqenin e Prespës, i përgatitur nga grupi punues i ekspertëve, do të shqyrtohet sot në seancën e rregullt të Qeverisë, e cila do të mbahet përmes onlajn video konferencës duke filluar nga ora 12:00.
Në mbledhjen e sotme të 32-të, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të përcaktohen tekstet e Propozim-ligjit për menaxhim me mbeturinat, me Propozim të ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit në menaxhim me mbeturina të veçanta, me Propozim të ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, të Propozim-ligjit për menaxhim me paketim dhe mbeturinat nga paketimi, si dhe Propozim të ligjit për menaxhim me bateritë dhe akumulatorët dhe mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët.
Qeveria sot do ta shqyrtojë edhe Informacionin me analiza dhe plan veprimi për Liqenin e Prespës, përgatitur nga Grupi ekspert i punës për Liqenin e Prespës.
Në këtë mbledhje Qeveria do të sqarohet edhe pas Propozim- Raportit vjetor për pjesëmarrje të pjesëtarëve të Armatës dhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes në operacione humanitare, operacione ndërkombëtare, në misioni të NATO-s dhe operacione në zbatimin e së drejtës së vetëmbrojtjes individuale apo kolektive si dhe në operacione për menaxhim të krizës dhe sigurisë kooperative jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.
Para ministrave në Qeveri sot do të gjendet edhe informacioni me raport për aktivitetet e ndërmarra të parapara në Strategjinë nacionale për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm dhe Plani i veprimit për zbatim për vitin 2020-2022.
Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja, e cila është paraparë të mbahet përmes video-konferencës në orën 12:00, publiku do të njoftohet përmes kumtesës.