Kryeministri bullgar, Bojko Borisov sot shfaqi shpresë se vitin e ardhshëm do të gjendet zgjidhje e përbashkët për vazhdimin procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Borisov e tha këtë në seancën e Qeverisë Bullgare në të cilën u miratua vendimi për çdo sasi të vaksinave kundër Kovid – 19 që arrin në atë vend, një shumë e caktuar synohet për qytetarët tanë dhe ajo të jetë në formë të një donacioni. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjithashtu mori pjesë në seancë me ftesë të Borisovit dhe Ministrit bullgar të Shëndetësisë, Kostadin Angellov.
“Ne e bëjmë këtë me zemër të pastër pa ndonjë synim prapa, ne e bëjmë këtë për fqinjët tanë më të afërt. Shpresoj që vitin e ardhshëm me Zaharievan dhe Karakaçanovin të gjejmë zgjidhje të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi e mbështetëm edhe për NATO. Kështu që asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur, është çështje e vullnetit politik nga të dyja palët për të arritur atje,” deklaroi Kryeministri bullgar, Bojko Borisov në seancën e sotme të qeverisë bullgare.
Borisov për këtë vendim informoi edhe në profilin e tij në Fejsbuk, ku shkroi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë me vaksinat kundër Kovid-19, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai shkroi në Fejsbuk se në seancë ishte i pranishëm edhe Ministri Filipçe, i cili, siç theksoi Borisov, e shprehu mirënjohjen e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen në këto kohë të vështira.