Regjistrimi që duhet të zbatohet vitin e ardhshëm do të kushtojë tetë milionë e gjysmë euro dhe do të jetë për pesë milionë më pak nga regjistrimi që dështoi në vitin 2011. Më shumë do të shfrytëzohen pajisjet elektronike, se sa letër, ka paralajmëruar sot kryeministri Zoran Zaev, duke prezantuar nismën për standarde evropianë në shtëpi.
Ai beson se suksesi i këtij operacioni statistikor, siç tha, do të zbatohet sipas standardeve më të mira të BE-së.
“Kemi për qëllim me Propozim- ligjin për regjistrim, ky operacion statistikor tani dhe në të ardhmen të mos trajtohet më si çështje politike. Regjistrimi do të zbatohet, jo pse Zaevi ashtu ka thënë ose pse Mickoski ashtu dëshiron. Regjistrimi do të jetë pasi zhvillimi i vendit nuk do të mund të jetë i mundshëm pa rezultatin e saj. Pasi qytetarëve, biznesmenëve dhe institucioneve ju duhen të dhëna të sakta statistikore për popullsinë tonë”, ka thënë Zaevi.