Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për Krishtlindje.
Drejtori i zyrës rajonale të OBSH-së për Evropë, Hans Kluge u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për festat e Krishtlindjeve, sepse, siç tha, “nuk ia vlen të rrezikohet të përhapet koronavirusi”.
Sipas tij, ekziston dallim mes asaj që autoritetet kanë vendosur ta bëjnë dhe ajo që duhet të bëhet.
Ai theksoi se duhet të sakrifikohet edhe disa muaj në këto kohë të papara për mbrojtje të atyre që kanë nevojë.
Kluge theksoi se pandemia ka ndikim të veçantë serioz mbi shëndetin mental të njerëzve si rezultat i izolimit, pasojat e papunësisë, kujdesi financiar dhe përjashtimi social, që sjell deri te kriza me shëndetin mental në Evropë.