Ministrja serbe për eurointegrime, Jadranka Joksimoviq vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë ndaluar padrejtësisht në rrugën drejt BE-së dhe se kjo është e papranueshme për tërë rajonin, si dhe se edhe Serbia do të pësojë sepse metodologjia e re e Unionit nuk është formësuar.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Joksimoviq duke folur sot në mbledhjen plenare të Konventës nacionale për BE deklaroi se Serbia nuk është “shkollë e rosave” në procesin e integrimit evropian dhe se jo vetëm që nuk është më larg BE-së, por është “thelbësisht më afër”.
Sipas saj, Serbia këtë vit tregoi efikasitet, fuqi ekonomike, kujdes për qytetarët e vet dhe solidaritet me të gjithë në rajon dhe anëtaret e BE-së.
Ministrja serbe për eurointegrime theksoi se BE-ja duhet të sqarojë se si metodologjia e re do të zbatohet në Serbi dhe i bëri thirrje sektorit qytetar dhe Konventës nacionale të fillonë të flasin për klasterë, e jo për kapituj.
“Nëse janë hapur një apo dy kapituj është temë e vjetruar. Pres së Konventa nacionale të riorganizohet në kohë të duhur dhe të kërkojë nga anëtaret e saj të ngriten në rrugën e re”, deklaroi Joksimoviq.