MPB në mënyrë parandaluese reagon që tani deri te pronarët e uikend-shtëpizave të cilët planifikojnë t’i japin për festat në vijim, që ta dinë se çka mund t’i presë aty ku do të ndodhë kjo. Tashmë janë përgatitur plane për kontrolle të përforcuara. Këtë do ta bëjmë tashmë nga java e ardhshme dhe gjatë natës së Vitit të Ri, kështu që për policinë do të ketë shumë punë, megjithatë shëndeti dhe jeta e qytetarëve duhet të jetë prioritet i lartë. Policia do të veprojë në bazë të të gjitha normave dhe rregullave të lejuara të cilat janë në bazë të Ligjit.
Kjo është përgjigja e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve se si MPB do të ballafaqohet me ata që do të japin me qira uikend-shtëpiza për të festuar festat e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri.
Ai përkujtoi për masat e miratuara të cilat do të kontribuojnë për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Ato janë masa të cilat askush nuk i dëshiron në Qeveri, theksoi Spasovski, masa të cilat nuk janë të popullarizuara, megjithatë masa të cilat janë të pashmangshme në këtë periudhë për shkak të asaj që nga njëra anë kemi përhapje të sëmundjes, vendosjen direkt në rrezik të jetës dhe shëndetit të qytetarëve, ndërsa nga ana tjetër është mënyra normale e jetës dhe sjelljes së qytetarëve.
“Nuk ka kurrfarë ndalese për dhënien e uikend-shtëpizave për familje dhe një familje të mund të shkojë në ndonjë uikend-shtëpizë kudo në territorin e vendit tonë, megjithatë gjithsesi se është vepër penale dhënia e uikend-shtëpizave për grupe të njerëzve. Nuk është ideja që të sjellim vendim se restorantet, hotelet, etj, nuk mund të punojnë pas orës 18, e gjithë kjo me qëllim që të ndihmojmë në parandalimin e përhapjes së virusit korona, ndërsa nga ana tjetër të hapim objekte të reja të tilla që t’i kemi në rrethinën e Shkupit, kryesisht në Sopishtë dhe Mavrovë, ose në Ohër, ose në Strugë ose në cilindi vend turistik. Pse do të ishte ndalesa për restorantet dhe hotelet nëse këtë do të mund ta bëjnë disa uikend-shtëpiza? Ne si MPB punojmë seriozisht, kemi aksion operativ në pjesën e dhënies së uikend-shtëpizave, në pjesën e veprave të tilla penale tashmë po veprojnë kolegët. Do të veprohet në bazë të të gjitha normave dhe rregullave të lejuara të cilat janë në bazë të Ligjit. Gjithsesi se aty ku kemi njohuri se ka grupime të personave në uikend-shtëpiza të dhëna me qira, do të bëhet kontroll dhe do të parashtrohen kallëzime penale. Thashë se kjo është vepër penale për rrezik direkt të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, sqaroi Spasovski.
Ai u bëri thirrje të gjithë pronarëve të uikend-shtëpizave ose vilave që i japin me qira, të jenë të vetëdijshëm se kjo është përgjegjësi serioze dhe se dhënia e uikend-shtëpizave dhe vilave tërheq edhe përgjegjësi penale.