MIA kërkoi përgjigje nga Komisioni Evropian deri ku është nënshkrimi i marrëveshjes për Fronteks në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, problemi është përdorimi i “gjuhës maqedonase”, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Bashkimi Evropian është në proces të nënshkrimit të një marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor për Fronteks, pra menaxhimi i integruar i kufirit, një nga pikat strategjike në luftën kundër “migrimit të paligjshëm” të BE-së, sepse vendet në rajon ndodhen në “itinerarin ballkanik” kryesor.
Në dy vitet e fundit, BE-ja ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Marrëveshja me Fronteks me Maqedoninë e Veriut u iniciua në korrik të vitit 2018, por deri më sot mbetet e panënshkruar vetëm për shkak të Bullgarisë.
MIA mori përgjigjen vijuese nga Komisioni Evropian kur u pyet se sa larg është nënshkrimi i marrëveshjes:
“Referenca “gjuha maqedonase” është pengesa e vetme që mbetet për nënshkrimin e marrëveshjes, për detaje të tjera, kontaktoni drejtpërdrejt me autoritetet kombëtare”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Komisioni Evropian për MIA-n.
Nga Komisioni Evropian nuk ishin në gjendje të përgjigjej nëse kjo çështje do të zgjidhet së shpejti dhe nëse ka implikime të sigurisë për Bashkimin Evropian.