Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet sot të mbajë tri seanca plenare, njëra, në të cilën do të mbajë fjalim presidenti i shtetit – fjalimi i rregullt vjetor, seanca e dytë e 25-ta, seancë në të cilën debati për disa pika të rendit të ditës ka përfunduar dhe duhet të votohet për shpalljen e gjendjes së krizës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe seanca për Ligjin për regjistrim, në lexim të parë, si dhe seanca e 26-të në të cilën do të fillojë debati pesëditor për Propozimin e plotësuar për Buxhetin për vitin 2021.
Në seancën e 25-të, e cila filloi të hënën dhe nuk kishte kuorum, ndërsa në të cilën, në pjesën më të madhe morën pjesë kryesisht deputetët e partisë opozitare, debati mbi ligjin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021, si dhe shpallja e gjendjes së krizës në vend deri më 30 qershor, për propozimin e Ixhet Memetit për t’u bërë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe për propozimet për tre anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, por edhe për disa pika të tjera. Nuk kishte votim sepse nuk kishte kuorum në sallë.
Në rendin e ditës të seancës së 25-të janë Projektligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen sociale, Projektligji për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë përmbledhëse, Projektligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillimi sipas Marrëveshjes për huasë për financimi të projektit “Vendosje e transportit me autobus me shpejtësi të lartë në Qytetin e Shkupit”, Propozim ligji për ndryshimin e ligjit për Bankën Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Shtëpia ligjvënëse në kuadër seancës së 25-të duhet të diskutojë edhe për Projektligjin e plotësuar për ndryshimin e ligjit për strehim, si dhe Projektligjet e ndryshuara për ndryshimin e ligjeve për sistemin hekurudhor dhe sigurinë e trafikut rrugor, në leximin e dytë.
Me procedurë të shkurtuar, si dhe pika e fundit, është vendosur Projektligji për marrjen në punë të punonjësve administrativë të punësuar përmes programit K-5 në Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Mes Komuniteteve.