Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski tha se nuk mund të ndalohen festimet, por se festimi duhet të jetë me përgjegjësi, pa grupime të mëdha dhe me njerëz të cilët në periudhën e kaluar i kanë respektuar masat.
“Udhëtimet nuk janë limituar. Festimi i Vitit të Ri nëse është me përgjegjësi, mund të bëhet në cilëndo pjesë të shtetit. Përsëris, nëse është me përgjegjësi festimi, duke i respektuar masat dhe në kushte shtëpie me njerëz të cilët i njihni dhe njerëz të cilët me siguri i kanë respektuar masat për mbajtje të maskës dhe mbajtje të distancës në periudhën para festimit. Nuk është mirë që të grupohen njerëz. Gjegjësisht edhe qëllimi i këtyre masave është që të shmanget grupimi i një grupe më të madhe të njerëzve”, theksoi Karaxhovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Karaxhovski tha se gjendja aktuale me virusin për momentin është e qëndrueshme, por me shpërndarje të gjerë të infeksionit kudo në shtet.
“Nuk është në rregull që këtë gjendje të përmirësuar momentale me ulje në 11,4 për qind të numrit të përgjithshëm të personave pozitivë gjatë 15 ditëve të fundit, ta shkatërrojmë”, theksoi Karaxhovski.