Në seancën e sotme, Qeveria e pranoi pakon e masave të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës në objektet e hotelierisë, ndalesat për organizimin e festimeve të Vitit të Ri dhe para Vitit të Ri në hapësirë të hapur dhe të mbyllur, si dhe rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e punës dhe komunat.
“Të përballur me sfide të re në betejën me Kovid-19. Të përballur me zgjedhjen për të vazhduar me politikat parandaluese dhe me hapa për dalje nga kriza tani që vaksina është një hap më afër shpërndarjes së saj ose të hyjmë në rrezik për festimin e papërgjegjshëm të festave të Vitit të Ri, të cilat janë para nesh, Qeveria në seancën e sotme vendosi t’i pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për një pako të re të masave kufizuese për periudhën nga 18 dhjetori deri më 20 janar në mesnatë, në mënyrë që të shmanget rritja e numrit të pacientëve me Kovid-19 gjatë festave”, theksoi Zaev.
Ai kumtoi se Qeveria ka marrë vendim që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18:00 në vend si deri më tani në orën 21:00.
“Qëllimi i kësaj mase është që të gjithë të durojmë edhe pak me kufizime të tilla dhe të mos lejojmë që situata të përshkallëzohet me festime. Masa quhet “Festoni me përgjegjësi!”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga Kovid-19 në prag të vaksinimit”, nënvizoi Zaev.
Përveç shkurtimit të orarit të punës në objektet hotelierike, masat përfshijnë ndalesën e festimeve në sheshe dhe në organizatat e punës. Rekomandim për komunitetet fetare të mos bëjnë thirrje për grupime masive për festat e ardhshme fetare. Mbetet rekomandimi për mosgrumbullim në shtëpi, tubime edhe në vilat malore dhe apel për qytetarët që të mos dalin pa ndonjë nevojë pas orës 18:00.