Rreth 300.000 qytetarë të cilët do të marrin 6.000 denarë, mund ti shfrytëzojnë edhe pas afatit të paraparë 25 dhjetor 2020, informojnë nga Qeveria.
“Këto janë para të qytetarëve të cilëve u nevojitet mbështetje dhe të njëjtat do të mund të përdoren pa pengesë menjëherë pas pagesës në llogari.
Rekomandimi për shfrytëzimin e mjeteve deri më 25 dhjetor mbetet me qëllim që deri në fund të vitit të injektohen edhe mjete likuide në ekonomi për periudhë të shkurtë, të blihen prodhime maqedonase dhe në këtë mënyrë të veprohet në lëvizjen e aktivitetit ekonomik”, potencojnë nga Qeveria.
Në rast se nuk do të ekzistonin obstruksionet dhe bllokadat në Kuvend nga ana e opozitës për realizim në kohë të pakos së katërt të masave ekonomike, potencojnë nga Qeveria qytetarët do të kishin mundësi që mjetet e tyre ti shfrytëzojnë më herët, ndërsa me këtë edhe aktiviteti ekonomik në vend do të përmirësohej më herët.
“Kjo masë është nga pakoja e katërt për mbështetje financiare të kategoritë e ndjeshme të qytetarëve. 6.000 denarë në llogari fitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë të cilët marrin pension deri në 15.000, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinj prej moshës 16 vjeçare deri në moshën 19 vjeçare, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të cilët kryejnë veprimtari në kulturë, punonjës të filmit dhe artistë të estradës. Për këtë masë e cila do të realizohet përmes pagesës së mjeteve në llogarinë e transaksionit të qytetarëve, janë projektuar gjithsej 27,5 milionë euro”, sqarojnë nga Qeveria.
Deri në fund të javës ueb faqja kupuvamdomasno.gov.mk pritet të azhurnohet që qytetarët të mund të kontrollojnë nëse janë në listë duke vendosur numrin e tyre amë.