Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kushtetutë dhe të ratifikuara me marrëveshje ndërkombëtare, zbatimi i parimit të barazisë, eliminimi i stereotipeve për rolet gjinore, parandalimi i të gjitha formave të dhunës në bazë gjinore ndaj grave, dhuna familjare dhe konfirmimi i masave dhe aktiviteteve për mbrojtje të grave në dhunë në bazë gjinore dhe familjare, miratimi i programit për riintegrim të viktimave, ka mes tjerash, për qëllim Propozim ligji për parandalimin dhe mbrojtjen e dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare që sot ishte lëndë e debatit publik të Komisionit për të drejta dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave.
Pjesëmarrësit në debat pajtohen se ky ligj dispozitat që i përmban përfaqëson hap para në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës familjare. Por, siç theksuan, që ai të mund të zbatohet duhet të përforcohen të gjitha institucionet të cilat kanë kompetencë në këtë sferë, si dhe të sigurohen mjete të mjaftueshme që ai të mos mbetet si zgjidhje e mirë ligjore në letër. Nevojitet, theksuan ata, zhvillim i serviseve specifike për kategori të ndryshme të viktimave.
Propozim ligji përmban masa parandaluese, si dhe masa për mbrojtje të viktimave nga disa lloje dhe forma të dhunës në bazë gjinore. Me të rregullohet veprimi i institucioneve me kujdes gjatë mbrojtjes së grave nga të gjitha format e dhunës në bazë gjinore dhe viktimave të dhunës familjare, por edhe koordinimi i institucioneve dhe organizatave.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në debat theksoi se dispozitat e ligjit qartë tregojnë se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nuk mund të konsiderohen si punë private dhe se shtetit ka për qëllim që përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe të integruara të parandalohet dhe t’i mbrojë viktimat e dhunës.
Ligji përmban masa parandaluese, si dhe masa për mbrojtje të viktimave nga disa lloje dhe forma të dhunës në bazë gjinore. Me të rregullohet veprimi i institucioneve me kujdes gjatë mbrojtjes së grave nga të gjitha format e dhunës në bazë gjinore dhe viktimat e dhunës në familje, por edhe koordinimi i institucioneve dhe organizatave. Propozim – ligji parasheh edhe obligime për qasje të integruar për grumbullimin e të dhënave për të gjitha llojet e dhunës, me qëllim që të mund të përgatiten edhe në bazë të tyre të ndërmerren hapat e ardhshëm.
Ajo shtoi edhe se parashihet edhe program për riintegrim të viktimave nga dhuna, e cila përfshin modele për strehim të përkohshëm, këshillim psikik me mentorim, lloje të ndryshme të ndihmës financiare në mënyrë specifike e dedikuar për gra viktima të dhunës, mundësi për arsim për gratë viktima të dhunës dhe fëmijëve të tyre dhe trajnime në sfera të ndryshme, si dhe masa për punësim të përcaktuara me ligj. Varësia ekonomike e grave, tha, është një nga elementet kryesore për çka viktimat shumë shpesh përsëri kthehen në familjen ku zhvillohet dhuna.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në debat theksoi se me ligjin duhet të vendoset rrjet i standardizuar në institucione, të cilat do të garantojnë një varg shërbimesh për mbrojtje nga dhuna në familje.
Bëhet fjalë, tha, për ligj sistematik, kompleks sipas përfshirjes së institucioneve të shumta kompetente për veprim – Qendrat për Punë Sociale, policia, prokuroria dhe gjykatat – por zbatimi i tyre dinjitoz, para së gjithash, do të varet nga gatishmëria e të gjithë subjekteve të përfshirë në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në bazë gjinore.
Doroti Paçkova nga Shoqata për Barazi Gjinore NJË MUNDET! e cila është edhe inicuese e debatit publik, mes tjerash kërkoi që serviset të cilat do të vendosen vazhdimisht të mbështeten dhe të mundësojnë kushte që ato të funksionojnë pandërprerë. Serviset të cilat iu ofrohen viktimave të dhunës, tha Paçkova, duhet të jenë të ndryshme për lloje të ndryshme të dhunës.
Ellena Dimushevska nga Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje konsideron se të gjitha format e dhunës duhet të përfshihen në nene të posaçme me qëllim që institucionet të cilat do të veprojnë për to më lehtë të mund të identifikohen. Ajo është në qëndrim të ngjashëm si Paçkova se për kategori të ndryshme të grave viktima të dhunës nevojiten që të vendosen servise specifike për ndihmë.
Propozim ligji në lexim të parë paraprakisht kaloi në Komisionin amë të kuvendit për Punë dhe Politikë Sociale. Vijon debat i amandamenteve në kuadër të së cilave, siç ishte paralajmëruar sot, do të parashtrohen amandamente me një pjesë të vërejtjeve të cilat ishin theksuar sot.