Gjendja me koronën është e qëndrueshme, por edhe më tutje është shumë kritike duke pasur parasysh numrin e të sëmurëve dhe të hospitalizuarve. Shtretër të lirë ka në vazhdimësi, ndërsa faktori i shpërndarjes është nën një pas një periudhe të caktuar. Por, kjo nuk duhet të na relaksojë dhe nuk guxojmë të lejojmë që një qasje e ndryshme të shkaktojë përkeqësim të situatës, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili bashkë me kryeministrin Zoran Zaev porositën që këtë vit të festohet me përgjegjësi.
Në konferencën e përbashkët për media në të cilën e promovuan fushatën “Festo përgjegjshëm”, ministri Filipçe njoftoi se mesararisht javën e kaluar janë mjekuar 1300-1400 pacientë dhe se numri i shtretërve të lirë është i vazhdueshëm dhe ka rreth 150 në nivel të shtetit për çdo ditë.
Me qëllim që të mos eskalojë situata, masat e reja të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse janë kufizimi i punës së objekteve hotelierike deri në orën 18, ndalesa për organizimin e festave para Vitit të Ri nga ana e kompanive, bashkësitë fetare të mos bëjnë thirrje për grumbullime masive gjatë festave të ardhshme fetare. Mbetet edhe rekomandimi që të mos ketë grumbullime në shtëpi në uikend shtëpizat dhe u bëhet thirrje qytetarëve që ta kufizojnë lëvizjen pas orës 18 nëse nuk kanë ndonjë punë urgjente.
“Ky është një segment serioz i cili mbetet në vetëdijen e qytetarëve. Për fat të keq, nuk ka mekanizëm tjetër dhe nuk mund të vijojë ndalesë këtu sepse integriteti i shtëpisë është garantuar me Kushtetutë. Nevojitet që gjithë bashkë të jemi përgjegjës për rëndësinë e këtyre masave dhe të mos lejojmë që momentet e mira në familje të shndërrohen në kujtime të këqija. Këtë periudhë festive të festojmë me përgjegjësi, t’i respektojmë masat dhe të mendojmë për shëndetin tonë dhe të më të afërmve tanë. Festimi mund të presë, shëndeti jo”, porositi Filipçe.
Në konferencën e sotme për media ai informoi se në fazën e vendosjes janë edhe spitalet modulare. Në Gjevgjeli tashmë ka përfunduar instalimi, ndërsa po vijon vendosja në Shtip, Manastir, Strugë, Kërçovë, Strumicë.