Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor është stimul i ri për rritjen ekonomike, u theksua në seancën e Komitetit Kombëtar të Investimeve të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev së bashku me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.
Në mbledhje, siç kumtoi këtë mëngjes shërbimi për shtyp i qeverisë, shqyrtoi listën e vetme të projekteve në mënyrë që të përcaktojë se cili prej tyre korrespondon me Planin ekonomik dhe investimeve të BE-së, i cili do të injektojë deri në nëntë miliardë euro në Ballkanin Perëndimor në korniza e një instrumenti të ri për asistencën e para-anëtarësimit të quajtur IPA III.
Kryeministri Zaev, theksoi se mjetet do të orientohen për investime në transport, energjetikë, tranzicion të gjelbër dhe digjital dhe zhvillimin e burimeve njerëzore.
Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Nikolla Dimitrov theksoi planet e ardhshme të Qeverisë në pjesën e zbatimit të projektit në pesë fushat prioritare: transport, mjedisin jetësor, energjetikë, transformimi social dhe digjital.
Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, vendi ka mundësi të mirë për të zbatuar një pjesë të konsiderueshme të planit të investimeve publike.
Përfaqësues të Qeverisë, ambasadorë të BE-së, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, partnerë dypalësh dhe komuniteti i donatorëve me mision të përhershëm në Maqedoninë e Veriut kanë qenë gjithashtu të pranishëm në këtë takim onlajn.
Komiteti Kombëtar i Investimeve është organ këshillues në të cilin projektet strategjike renditen në një mënyrë transparente, kryesisht në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe lidhjes së transportit të Ballkanit Perëndimor dhe BE-në, mbrojtjen e mjedisit dhe infrastrukturën sociale dhe digjitale.