Kryetari i Parlamentit të krahinës gjermane Hesen, Boris Rajn, sot pasdite në një ceremoni të veçantë ua dorëzoi “Çmimin e Paqes të Hesenit” për vitin 2020 Kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-Kryeministrit grek, Aleksis Cipras.
Për shkak të pandemisë KOVID-19, ky çmim i paqes i Fondacionit “Albert Osvald” këtë vit për herë të parë u dorëzua në ceremoni onlajn.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Kryeministri Zoran Zaev pjesën e tij të çmimit në vlerë prej 25,000 euro ia dhuron Fondit të solidaritetit për ndihmë dhe mbështetjes për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.
“Me Çmimin e Paqes të Hesenit, ne i nderojmë dy njerëz që kanë bërë fushatë për paqe dhe mirëkuptim ndërkombëtar dhe që kanë arritur të zgjidhin një konflikt që është rrënjosur thellë në histori”, deklaroi Rajn në fjalimin në ceremoninë.
Ai theksoi se Zaev dhe Cipras arritën marrëveshje për kontekste me dekada midis vendeve të tyre rreth emrit “Maqedoni”, duke arritur kështu “një arritje të vërtetë diplomatike që askush nuk e ka bërë deri më tani”.
“Pa ata, mosmarrëveshja për emrin që ka zgjatur që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991 do të vazhdonte të ndizej dhe kontesti midis dy vendeve fqinje do të vazhdonte ta destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit. Kontesti pothuajse tridhjetëvjeçar për emrin midis Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë u zgjidh paqësisht më 12 shkurt 2019 me marrëveshje. U gjet një kompromis, në të ardhmen emri i shtetit të sapokrijuar në vitin 1991 të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Për herë të parë, filloi një periudhë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe u hap rruga për Maqedoninë e Veriut si një aleat i NATO-s dhe partner në Bashkimin Evropian”, theksoi Rajn.
Ai theksoi se suksesi i arritur me përfundimin e kësaj Marrëveshjeje të Prespës kishte ndikim edhe jashtë rajonit dhe i dërgoi një sinjal botës që nuk ekziston vetëm e drejta e më të fortit dhe se edhe në botën e sotme ekziston akoma një rrugë e respektit dhe kompromisit, një rrugë e paqes dhe e stabilitetit.
“Dhe me këtë, fituesit nuk kanë bërë asgjë më pak sesa të vazhdojnë rrugën evropiane në një mënyrë të shkëlqyeshme pa dashur të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar”, potencoi kryetari i parlamentit të krahinës Hesen.
Anëtari i Bordit për dhënien e çmimeve, profesori Nikoll Dajtelhof theksoi se Zaevi dhe Ciprasi devijuan nga modeli i insistimit në pozicione maksimale dhe kuptimi i marrëveshjes si humbje ose tradhti.
Lista e fituesve të mëparshëm të “Çmimit të Paqes të Hesenit”:
1994 Mariana Hejberg-Holst, Norvegji
1995 Xhon Hjum, Irlanda e Veriut
1996 Gregorio Roza Çavez, Salvador
1997 Hans Koshnik, Gjermani
1998 Aleksandar Lebed, Rusi
1999 Xhorxh J. Miçel, SHBA
2000 Marti Ahtisaari, Finlandë
2001 Maks fon der Stoel, Holandë
2003 Lahdar Brahimi, Algjeri
2004 Hans Bliks, Suedi
2005 Dalaj Lama i 14-të
2006 Daniel Barenboim, Izrael
2007 Kristian Shvarc-Shiling, Gjermani
2008 Sem Nan, SHBA
2009 Deha Ibrahim Abdi, Kenia
2010 Ismail Hatib, Palestinë
2011 Sadako Ogata, Japoni
2012 Elizabet Dekri Varner, Zvicër
2013 Dr. Muhamed Ashafa dhe Dr. Xhejms Vuje, Nigeri
2014 Rubem SeZar FernandeS, Brazil
2015 Ela Mihajlovna Fernandes, Rusi
2016 Federika Mogerini, Itali
2017 Karla del Ponte, Zvicër
2018 Prof. Shebnem Korur Finkançi, Turqi
2019 Dr. Abij Ahmed, Etiopi.