Qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj strategjike, ne kemi arritur anëtarësimin e plotë në NATO, do ta lëvizim vendin drejt BE-së. Ne do të vazhdojmë me reformat me intensitet të fortë, është detyrimi ynë të zbatojmë standardet evropiane brenda vendit. Nuk ka rrugë tjetër për ne, nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe nuk tërhiqemi. Ne vazhdojmë si në 100 ditët e para, së bashku me qytetarët, me kujdes dhe përgjegjësi, ne ofrojmë siguri, porositi kryeministri Zoran Zaev në llogaridhënien e sotme mbi punën e bërë në 100 ditët e para të Qeverisë.
Nga ky vit, Maqedonia e Veriut ka një dallim tjetër në markën e vet, të mishëruar në moton “Ne jemi NATO, së bashku jemi më të fuqishëm”, theksoi ai, njoftoi njëherësh se si maqedonas dhe me gjuhën maqedonase, “do të jemi anëtare të BE-së”.
Në renditjen e Transparensi Internashënëll për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ritheksoi kryeministri Zaev, “ne jemi në vendin e dytë dhe jemi përpara katër vendeve anëtare të BE-së dhe gjashtë vendeve anëtare të NATO-s për sa i përket integritetit të qeverive në sektorin e mbrojtjes”.
Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev shprehu mirënjohje për NATO-n dhe BE-në për solidaritetin e treguar për ndihmën e marrë humanitare për menaxhimin me KOVID, përmes materialeve mjekësore dhe financiare.