Në 100 ditë pas zgjedhjes së Qeverisë, sot ne deklarojmë me krenari se këta tre muaj kemi qenë këtu për dhe me qytetarët, plotësisht të përkushtuar për kujdesin, përgjegjësinë dhe sigurinë. Përballje e suksesshme ndaj pandemisë KOVID, energjia e re dhe vendosmëria për një rritje ekonomike më dinamike dhe zhvillim të qëndrueshëm, shtet ligjor efektiv dhe institucione të forta, arsim modern dhe kohezion i brendshëm, anëtarësim aktiv në NATO dhe vullnet i fuqishëm për të filluar dhe përfunduar me sukses negociatat e BE-së, mbetet prioritetet tona kryesore, tha kryeministri Zoran Zaev në llogaridhënie për punën e bërë.
Siç theksoi Zaev në konferencën onlajn për shtyp, Qeveria mbetet në rrugën e vendosur strategjike.
Sipas kryeministrit, sistemi i institucioneve efikase dhe të forta është duke u kompletuar, ndërsa energjia, digjitalizimi dhe teknologjitë e tjera moderne janë e ardhmja e zhvillimit.
Zaev theksoi përpjekjet për sundimin e ligjit dhe njoftoi se ligji për regjistrimin mund të jepet sot për miratim në një seancë plenare. Qytetarët po kërkojnë regjistrim, shteti ka nevojë për të dhe ne do ta sigurojmë atë, ka qenë i prerë kryeministri.
“100 ditë më parë njoftova se po hyjmë në kohën e drejtësisë, rendit dhe disiplinës, sundimit të ligjit jo-selektiv dhe barazinë para ligjit”, tha Zaev.
Ai gjithashtu iu referua problemit me Bullgarinë, duke theksuar se vendi ynë nuk ka as fajin më të vogël për këtë situatë.
Për punën e bërë në njëqind ditët e para të mandatit që Qeveria mori pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik të këtij viti, në ngjarjen onlajn “100 ditë me qytetarët! Kujdes. Përgjegjësi. Siguri.”, përveç kryeministrit Zaev kanë folur gjithashtu edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, si dhe zëvendëskryeministrat për Luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ai për Çështje evropiane Nikolla Dimitrov. Të pranishëm në ngjarje kanë qenë gjithashtu edhe ministrat e tjerë në Qeveri.
Qeveria aktuale u zgjodh në Kuvend më 30 gusht.