Sot në Shtip fillon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës, i cili do të ketë mandat prej nëntë muajsh, deri në zgjedhjet e reja të rregullta lokale në vitin 2021. Të drejtën e votës këtë mëngjes e realizojnë 12 të sëmurë nga Kovid 19 dhe persona që janë të izoluar për shkak të kontaktit me ndonjë të infektuar.
Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) – Shtip, Senka Andreeva thotë se janë angazhuar dy këshilla zgjedhor mjekësor, të cilat me skafanderë dhe pajisje mbrojtëse do të vizitojnë qytetarët që janë pozitivë në koronavirus dhe që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Interesi i ulët për të votuar për pacientët me koronavirus dhe personave të izoluar është edhe për faktin se shumë prej tyre këto ditë kanë marrë test negativ ose periudha e izolimit të tyre po mbaron. Në pesë ditët e kaluara, në buletinin shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë gjithsej 163 qytetarëve janë regjistruar të rikuperuar.
E diela është dita e zgjedhjeve, kur qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 pasdite. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në listën e votuesve për votim në Komunën e Shtipit janë regjistruar 39,605 votues. Në listën e posaçme të votuesve që u referohet personave që banojnë përkohësisht ose punojnë jashtë vendit, janë regjistruar 2.103 persona, në listën e posaçme të votuesve që janë në burg ose paraburgim, janë regjistruar 67 shtetas dhe personat për të cilët janë nën përkujdesje në familje për mbrojtje jashtë familjes janë dy votues.
Numri i përgjithshëm i votuesve është 41,777. Për shkak të protokolleve shëndetësore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka zhvendosur pesë qendra votimi në vende, duke mbrojtur kështu votuesit dhe anëtarët e këshillit zgjedhor nga infektimi me koronavirus. Janë siguruar pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues. Qytetarët e Shtipit mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar për njërin nga pesë kandidatët për kryetar komune.