Maqedonia e Veriut është e gatshme tërësisht ta implementojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, deklaroi sot përfaqësuesi special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski pas takimit në Sofje me shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.
“Nëse instrument për këtë është udhërrëfyesi, besoj se do të mund të jetë mjet me të cilin do të maten arritjet”, theksoi Buçkovski në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaharievën.
Ai pranoi se në këtë moment besimi midis dy vendeve është prishur, duke shprehur me këtë rast kënaqësi nga bisedimet konstruktive me Zaharievën.
“Shpreh kënaqësi që Qeveria e Bullgarisë mike e konsideron emërimin tim si përfaqësues special të Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë si përpjekje shtesë nga ana jonë për ta kthyer besimin e humbur. U dakorduam që në periudhën e ardhshme të mburremi sa më shumë që të jetë e mundur me atë që është punuar, sesa me fjalë boshe”, tha Buçkovski.
Ai theksoi se detyra e tij do të jetë të koordinojë përmbushjen e marrëveshjes, por jo në pjesën e historisë.
“Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë, as Zaharieva, por mund t’i ndryshojmë gjërat për bashkëpunim më të fortë në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe në afrimin e të dy popujve dhe me sinqeritet do ta bëjmë atë”, tha Buçkovski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me pohimet se në Sofje përfaqësuesit maqedonas për “copëtimin e vendit”, Buçkovski kategorikisht i përgënjeshtro akuzat e tilla, duke i vlerësuar ato si plotësisht të pavërteta.