Vetoja e Bullgarisë në hapjen e bisedimeve aderuese midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së është një gabim i papërgjegjshëm. Ne mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje të bindur se është e mundur pa kontestim të identitetit maqedonas, thekson kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim në tërësi fjalimin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rastin e vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me BE-në:
I nderuar popull maqedonas,
Të nderuar qytetarë të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoninë e Veriut,
Të gjithë e dimë se nga ky moment Bashkimi Evropian nuk arriti pëlqim për pranimin e kornizës negociuese për vendin tonë. Ky gabim i papërgjegjshëm është lajm i hidhur për tërë kombin tonë. Në këtë dit, dëgjohet zhgënjimi i madh te të gjithë ne në një frymë.
Bullgaria vendosi veto, e shkeli Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi dhe me këtë e pengoi rrugën e integrimit tonë evropian, për të cilën më shumë herë institucionet e BE-së dhe vendeve anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, konfirmuan se në tërësi i plotësojmë kushtet.
Kjo nuk është mënyrë evropiane. Fatkeqësisht, Bullgaria nuk mblodhi forcë që të sillet në mënyrë evropiane. Bullgaria lejoi të tregojë gjest i cili nuk shfaq as miqësi as vëllazëri.
Qëndrimi i Bullgarisë është tërësisht iracional dhe ofendues për maqedonasit dhe për tërë popullin tonë. Në shekullin 21, nuk është mënyrë evropiane e as demokratike, që t’i tregoni dikujt se si të ndjehet, si të përcaktohet. Nuk është evropiane t’ja shkruani historinë e një populli tjetër. Ti impononi identitet të një populli tjetër dhe ta bindni që të njëjtin ta pranojë.
Për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë këto kushte nuk janë të pranueshme.
Prandaj ne qëndruam fuqishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare maqedonase. Nuk lejuam që të preket dinjiteti i identitetit maqedonas dhe shtyllat e identitetit, që janë populli maqedonas dhe gjuha maqedonase.
Nuk do të lejojmë as identiteti antifashist i vendit tonë të rrezikohet dhe të vihet në pyetje! Themelet e shtetësisë sonë janë në antifashizmin e ASNOM-it, ashtu siç janë themelet e identitetit tonë në popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Këto janë shtyllat tona nga e kaluara. Këto janë shtyllat tona për të ardhmen.
Ne jemi tanët, në tonën. Të pastër para vetes dhe para botës. E dimë kush jemi dhe saktë e dimë se ku shkojmë. Saktë e dimë se çfarë jemi dhe për këtë nuk guxon as të negociohet dhe as të bisedohet.
Ne refuzuam të negociojmë për çështje për të cilat nuk guxon as të bisedohet! Negociata me BE-në po, por jo me kusht të revizionit të identitetit maqedonas. Jo me kushte të cilat tani na i imponon Bullgaria.
Ne themi – PO për Evropën dhe themi JO – për kushtëzime të popullit maqedonas! Dhe JO për kushtëzimin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, turq, romë, serb, boshnjakë, vlleh dhe të tjerë.
Populli im,
Shteti maqedonas është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës. Si shprehje e kujtesës historike, përpjekjes për drejtësi dhe jonkontestueshmërisë të së drejtave të njeriut, kemi ditur të falim dhe të kërkojmë ndjesë në emër të së ardhmes. Ne asnjëherë nuk kemi marrë të huajën. Ne jemi ndërtues. Kjo është në kartën tonë të identitetit si shenjë e jona autentike. Kështu sot na njeh bota: Ne ndërtojmë miqësi. Ne jemi shembull i ndritur për fqinjësi të mirë. Ne asnjëherë nuk kemi nxitur probleme dhe asnjëherë nuk do të jemi problemi. Ne gjejmë zgjidhje.
Ky është qëndrimi ynë si fitues.
Prandaj të gjithë janë në anën tonë. Miqtë janë me ne dhe së bashku do të vazhdojmë përpara.
U japim mirënjohje dhe falënderim të gjitha vendeve tjera anëtare të Bashkimit Evropian, mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Republikën Federale të Gjermanisë e cila në kohëra veçanërisht shumë të vështira, e cila në krye të udhëheqjes së saj me Bashkim Evropian i vendosi Buxhetin e BE-së, luftën kundër COVID-19 dhe zgjerimin, me qëllim që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut si fillim i negociatave për anëtarësimin tonë në BE.
Fatkeqësisht, procesin e zgjerimit si qëllim strategjik të BE-së e ndërpreu Republika e Bullgarisë nga pozita si vend-anëtar.
Bëhet fjalë për gabim të rëndë dhe të papërgjegjshëm gjeostrategjik. Është mirë që miqtë dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar nuk e heshtin këtë gabim.
Nuk heshtin aleatët tanë sepse e dinë se treguam miqësi dhe vullnet të mirë me Bullgarinë. Me qëllime të sinqerta biseduam për mënyrën se si disa pjesë nga historia jonë e përbashkët dhe e ngatërruar mund të trajtohen nga të dyja anët e kufirit. Kjo multi-perspektivë e historisë e cila është e pakontestueshme, nuk duhet të prekë në përcaktimin e të drejtës universale të identitetit, gjuhës dhe kulturës ose në autentizëm.
Ndërgjegjja jonë është e pastër. Në periudhën e kaluar jemi udhëhequr nga parimet e mbrojtjes maksimale të interesave kombëtare dhe të mos guxohet të preket e drejta e vetpërcaktimit të popullit maqedonas. Të bëjmë përpjekje maksimale për hapjen e negociatave aderuese me BE-në në vitin 2020, e njëherit t’i avancojmë raportet e mira ndërfqinjësore në bazë të mirëkuptimit dhe respektit reciprok.
Prandaj vlerësojmë se arsyet për mosmiratimin e kornizës negociuese dëmtojnë parimet fundamentale dhe vlerat e Bashkimit Evropian.
Shpresojmë se dëmi që është shkaktuar nga kjo veto e paarsyeshme për integrimin evropian i rajonit dhe për vlerat evropiane, do të mund të kompensohet shpejtë.
Të nderuar bashkëqytetarë të mi,
Fatkeqësisht, humbjen në vlerat evropiane, opozita në vendin tonë e merr si fitore të tyre.
Udhëheqësia aktuale dhe paraprake e VMRO-DPMNE-së pothuajse 15 vite shfaqin refuzim dhe bllokim të përcaktimit tonë euroatlantik. Sa më shumë afrohej realizimi i anëtarësimit tonë në NATO, aq më intensivisht përhapnin trazira, gënjeshtra dhe gjuhë e urrejtjes.
Mickoski dhe VMRO-DPMNE ishin të vetmit që Maqedonia e Veriut të mos merr datë për fillimin e negociatave, të vetmit që bllokuan reformat dhe ligjet të rëndësishme strukturore për integrimnë BE. Lideri i DPMNE-së e shpalli raportin më pozitiv të Komisionit Evropian si një lajm të rremë dhe nuk mori forcë as të urojë ose të duartrokasë në Kuvend ditën kur u bëmë vendi- anëtarë i 30-të i NATO-s.
Sot ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet. U shkatërruan gënjeshtrat e tyre se identiteti maqedonas po shitej. Ata që e quajtën popullin maqedonas histerik tani po zhyten në histerinë e tyre.
Kjo është ëndrra dhe dëshira e udhëheqësisë së DPMNE-së. Realiteti është se populli maqedonas po e tejkalon këtë moment me kokën lart kundër gënjeshtrave të turpshme që janë një rrezik për interesat strategjike të vendit. Madje edhe Evropa njohu i njohu dhe reagoi në gënjeshtrat e tyre.
Ndërsa, populli maqedonas është shumë më lartë se histeria dhe gënjeshtra e turpshme të Hristijan Mickoskit. Ja ku jemi. Maqedonas të cilët e flasin gjuhën maqedonase. Tanët në tonën. Gjithmonë, përgjithmonë. U bëmë vend anëtar i NATO-s si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Ne do të bëhemi anëtar të BE-së si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.
Të nderuar qytetarë,
Ne nuk do të lejojmë që të mbizotërojnë forcat që synojnë ta shtyjnë vendin në urrejtje drejt Evropës, në pasiguri, konflikte dhe në urrejtje ndaj fqinjëve tanë. Është detyrim i yni për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët nga devijimi i sërishëm nga rruga strategjike. Pavarësisht atmosferës që opozita po përpiqet të imponojë, kjo Qeveri nuk do të ndërmarrë kurrë një hap që do të rrezikonte interesat kombëtare maqedonase.
Nuk kemi ndërmend të vendosim vendin në pasiguri. Ne e kemi kaluar njëherë këtë. Ne e dimë se sa larg na ka çuar nacionalizmi. Ne nuk do të lejojmë që një Gruevizëm i ri apo i vjetër si ai pas vetos në Bukuresht të vitit 2008.
Ne nuk kemi nevojë për entuziazëm nacionalist ose goditje në kraharor, që vlen vetëm për përdorim vendor. Kjo është tërheqëse vetëm për publikun vendor, por nuk është zgjidhje.
Me lëvizjet tona, ne nuk do të ndihmojmë askënd në Bullgari, që të fitojë pikë politike në çështjen maqedonase.
Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes nuk janë patriotizëm.
Patriotizëm është të arrish të gjitha standardet e nevojshme ushtarake të sigurisë dhe kriteret politike dhe ta bësh vendin anëtar të NATO-s.
Në Bruksel, në selinë e aleancës më të fuqishme ushtarake të sigurisë në botë, me krenari valon flamuri maqedonas dhe e dëshmon veçantinë e kombësisë sonë, të pranuar nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Bullgarinë.
Patriotizëm është argumenti i fuqishëm se qytetarët e vendit tonë nuk kanë pse të brengosen. Populli maqedonas dhe Maqedonia e Veriut tani më janë në NATO. Kjo është fitorja jonë e arritur që të jemi pjesë e barabartë në familjen euroatlantike, krah për krah me më të fuqishmit. Siguria jonë asnjëherë nuk do të jetë e rrezikuar. Rruga jonë është PËRPARA!
kjo është arsyeja pse ne kërkojmë që BE-JA të përmbushë detyrimin e saj fundamental, të njohë dhe ruajë si thesar të paçmuar dallimet historike dhe të identitetit të kombeve në kontinentit Evropian. Identiteti dhe gjuha maqedonase nuk duhet të jenë përjashtim nga ky parim. Ne kërkojmë që ashtu siç ne kujdesemi, e zhvillojmë dhe në mënyrë të çmuar e ruajmë identitetin evropian në vend, po ashtu edhe BE-ja të respektojë, të kujdeset dhe të ruajë identitetin tonë maqedonas, si dallim i saj i çmuar.
Të nderuar qytetarë,
Ne mbetemi të përkushtuar në kërkimin e zgjidhjes me Bullgarinë fqinje. Kjo do të jetë zgjidhje e cila garanton fillim të negociatave me BE-në dhe assesi nuk prek identitetin maqedonas.
Ne vazhdojmë. Eurointegrimet nuk janë garë në shtigje të shkurta, por maratonë me qëllim përfundimtar – evropeizmin e vendit tonë. Mandati i fituar nga qytetarët e përfshin edhe këtë qëllim dhe deri sa ta arrijmë – nuk do të ndalemi.
Nuk do të lejojmë që vetoja e Bullgarisë të shkaktojë ngecje në reformat e brendshme. Përkundrazi, do ta përforcojmë tempon dhe do ta shfrytëzojmë përparësinë që e kemi në rajon.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në rrugën e njëjtë strategjike. U bëmë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, do ta shpiem vendin edhe drejt BE-së! Do të vazhdojmë me reformat me intensitet të fuqishëm. Detyrimi ynë është t’i zbatojmë standardet evropiane në vend! Për ne nuk ka rrugë dhe alternativë tjetër. Nuk ka dorëzim!
Në vitin që vjen paralajmëroj hapa të mëdha në disa sfera kyçe.
Luftën me pandeminë me COVID-19 do ta përforcojmë dhe do ta fitojmë. Jemi një hap drejt COVID vaksinës. E gazifikojmë vendin, investojmë në centrale fotovoltaike dhe në mullinj të erës. Fillon pastrimi i gjyqësorit dhe më në fund vijon edhe operacioni më i rëndësishëm statistikor – regjistrimi i popullsisë. Kujdesemi për çdo qytetar, ndajmë pako të mëdha ekonomike si ndihma për qytetarët e prekur nga COVID kriza. Edhe më fuqishëm investojmë në Korridorin 8 dhe në infrastrukturën e tërë vendit. Ne ndërtojmë për sot dhe për nesër.
Prandaj,
Unë sot i bëj thirrje çdo qytetari maqedonas, të marrim pjesë në reforma. Tani nevojitet angazhimi i gjithsecilit.
Këto janë momentet kur më së shumti duhet të tregojmë unitetin tonë. Tani më së shumti duhet të punojmë bashkë, që ta bëjmë vendin vend më të mirë për jetesë.
Tani me më shumë besim, përkushtim dhe unitet, të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane në vend. Do të punojmë në mbështetjen e demokracive të zhvilluara evropiane, në mënyrë bilaterale, me çdonjërën nga ato në sferën në të cilën është më e fuqishme, do t’i sjellim standardet evropiane në vend.
Me identitet maqedonas të vërtetuar pa kontest, të ruajtur dhe të mbrojtur, jemi krenar dhe e dimë se ne jemi Evropa, ndërsa ardhmëria maqedonase është evropiane.
Të rrojë populli maqedonas,
Të rrojë gjuha maqedonase,
Të rrojnë të gjithë qytetarët dhe gjuhët të cilat fliten në Maqedoninë e Veriut.
Të rrojnë vlerat evropiane.
Ju faleminderit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.