Temë e sesionit të parë të konferencës për të drejtat e njeriut, drejtësi dhe anti-korrupsion “”Stacioni i ardhshëm – Evropë” është drejtësia dhe sundimi i ligjit. Pjesëmarrës janë Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, profesori universitar Aleksandar Spasov dhe përfaqësuesi i CIVILit, Xhabir Deralla, i cili do të jetë gjithashtu moderator.
Situata në gjyqësor, strategjia e pastrimit, reformat, a ka mbetje të gjyqësorit Swarovski, a do të ketë drejtësi në vendin tonë, a kanë institucionet maqedonase kapacitet për të luftuar kërcënimet hibride? Çfarë do të ndërmerret në planin politik, ligjor dhe shoqëror për të korrigjuar pasojat e tmerrshme të veprimeve të këtyre individëve të renditur në Studim … janë disa nga pyetjet që pjesëmarrësit në sesionin e parë të konferencës “Stacioni i ardhshëm –Evropë” të cilat do të përpiqen t’u përgjigjen.
“Maqedonia e Veriut është në një fazë delikate të rrugës së saj të integrimit evropian. Si në mandatin e mëparshëm ashtu edhe në atë aktual, Qeveria tregohet e hapur për publikun dhe shoqërinë civile, dhe këto ditë është dita e 100-të e Qeverisë në mandatin e ri. Kjo konferencë do të hapë çështjet kryesore në fushën e ligjit dhe drejtësisë, si dhe në luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, ne do të bëjmë një përpjekje me konferencën për të filluar një diskutim të rëndësishëm për këto çështje në publik, pavarësisht nga mashtrimet aktuale të përditshme politike dhe partiake të ngushta në rrjetet sociale. Këto janë tema që duhet të diskutohen hapur, me takt dhe me një qasje strategjike dhe profesionale, jo me populizëm, karakteristikë e një pjese të partive politike në vend “- thonë nga ekipi organizues i CIVILit.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.
Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).
Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA),si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.