Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u takua sot me drejtorët e klinikave interne dhe diskutoi për trajtimin e pacientëve, gjendjen e kapaciteteve të qendrave kovid dhe rotacionet me personelin.
“Në takim u shqyrtua edhe situata për qasjen e terapisë spitalore për pacientët kovid që janë të shtruar në spital. Përkundër kërkesës së shtuar për një numër të caktuar ilaçesh, shpërndarja e terapive është duke vazhduar dhe nuk ka vonesë. Për disa ilaçe të përdorura në spitale, konsumi është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara dorëzohen dhe nuk ka mungesë të ilaçeve”, kumton ministria e Shëndetësisë.
Ministria njofton se për momentin ka vende të lira të punës në klinikat interne, që monitoron situatën me numrin dhe pranimin e pacientëve dhe nëse paraqitet nevoja, do të hapen kapacitete shtesë për kujdesin e pacientëve kovid. Lidhur me kuadrin, informon se një numër shtesë i mjekëve do të dërgohen në të gjitha qendrat kovid të klinikave interne.