Avancim të mundësive për informim me kohë të qytetarëve, organizatave joqeveritare, subjekteve afariste dhe institucioneve shtetërore dhe përfshirje të tyre në nismën për Partneritet të hapur qeveritar (PHQ) duhet të mundësojë sot ueb portali i promovuar për PHQ, që e zhvilluan Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis në suaza të Projektit për pjesëmarrje qytetare, mbështetur nga USAID.
Ministri i resorit, jeton Shaqiri në promovimin e portalit theksoi se kjo vegël elektronike paraqet pikë qendrore për konsultim, monitorim, përfshirje, rrjetëzim dhe njoftim të të gjitha palëve të prekura dhe të interesuara në proces.
“Portali për PHQ ka për qëllim të shërbejë si platformë për interaksion dhe këmbim të informatave në katër segmente: konsultime për përgatitje të Planit nacional të aksionit (PNA), si dhe për ndjekje të punës së Këshillit për PHQ dhe të Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ. Njëkohësisht bazuar në përvojat nga ndryshimi i mënyrës puna nga mbajtja fizike përkatësisht tradicionale e takimeve, portali ofron mundësi për mbajtje onllajn të takimeve virtuale me biseda drejtpërdrejtë dhe video lidhje të pjesëmarrësve”, tha në konferencën për shtyp ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Përmes këtij procesi, tha, promovohet dhe nxitet ideja për transparencën e cila mundëson opinioni ta kuptojë punën e Qeverisë, e gjithashtu edhe mund të ndikojë ndaj punës së saj përmes përfshirjes në proceset e krijimit të politikave publike dhe dërgesës së shërbimeve publike, por edhe të kërkojë përgjegjësi për politikat e saj dhe performanset e shërbimeve të dërguara.
Maqedonia e Veriut, është mes shteteve të para që iu bashkangjitën nismës për PHQ dhe përmes katër planeve të aksionit, sipas Shaqirit, ka arritje të rëndësishme në sfera të ndryshme të rëndësishme. Konkretisht, në transparencën fiskale dhe financa të hapura, bashkëpunimin me shoqërinë qytetare, qasjen drejt informatave, krijimin pjesëmarrës të politikave, të dhëna të hapura, parandalim i korrupsionit, furnizime publike, transparencë në nivel lokal dhe qasje drejt drejtësisë. Në shtator të këtij viti filloi përgatitja e planit të ri nacional të aksionit për periudhën 2021-2023, me përfshirje aktive të qindra pjesëmarrësve nga sektori qytetar dhe publik.
Ministri Shaqiri shpreson se portali i ri do ta lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes palëve të përfshira në proces dhe në afat të gjatë do të ndihmojë në ndjekjen dhe avancimin e nismës për PHQ në vendin tonë.
Don Karmin, drejtoreshë e Zyres për zhvillim të përgjithshëm të USAID në Maqedoni të Veriut, potencoi se PHQ është posaçërisht me rëndësi dhe e dobishme në botën tonë të lidhur, ku teknologjia u mundëson qytetarëve të lidhen me personat e zgjedhur dhe të emëruar zyrtarë me një klikim, porosi… Me këtë lidhje, tha, qytetarët me të drejtë kërkojnë responzivitet, transparencë dhe llogaridhënie nga qeveritë e veta.
Maqedonia e Veriut iu bashkangjit partneritetit në vitin 2011, ndërsa në 10-vjetorin e themelimit, theksoi Karmin, është me rëndësi t’i ripërtërini obligimet për përmirësim drejt qasjes së informatave, transparencës fiskale, nevojës për të dhëna të hapura dhe qasjes drejt drejtësisë, si dhe shumë prioritete të tjera urgjente.
Siç potencoi Bardhyl Jashari nga Fondacioni “Metamorfozis”, PHQ është proces i cili është i dizajnuar të mundësojë dialog të vazhdueshëm dhe sistematik mes Qeverisë dhe organizatave joqeveritare dhe krijon mundësi të gjithë faktorët në shoqëri të marrin pjesë në formimin e politikave të cilat ndikojnë në përmirësimin e transparencës.