“Vetoja e Bullgarisë është një gabim strategjik në dëm të vlerave evropiane, e ardhmja jonë maqedonase është në BE”, thuhet sot në deklaratën e Qendrës për komunikim së LSDM-së.
“Mosmiratimi i kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Republika e Bullgarisë është në dëm të parimeve themelore dhe vlerave mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.”
Sipas LSDM-së, Bullgaria qëndroi në rrugën e integrimit evropian të RMV-së, për të cilën paraprakisht, institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet e tjera anëtare veç e veç, përfshirë Bullgarinë, kanë konfirmuar se i përmbush plotësisht kushtet.
“Identiteti kombëtar maqedonas nuk ka qenë, nuk është dhe në asnjë rast nuk do të jetë subjekt i negociatave dhe bisedimeve. Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit tonë maqedonas.” ka shtuar LSDM.
LSDM thotë që mbetet në të njëjtën rrugë strategjike, ka reflektuar anëtarësim të plotë në NATO dhe do ta lëviz vendin drejt BE-së.
“Standardet evropiane i sjellim në shtëpi. Për ne si dhe për shumicën e qytetarëve, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit në BE. E ardhmja jonë maqedonase është evropiane.” deklaroi LSDM.