Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se kompania “Fajzer”, e cila prodhon vaksinë për Kovid-19, u përgjigj në shkresën e Ministrisë së Shëndetësisë se mund të fillojnë bisedime direkte për furnizim të vaksinës nga kompania prodhuese.
Filipçe tha se vendi ynë përveç furnizimit të vaksinave përmes mekanizmit Kovaks, kishte komunikim direkt me “Fajzer” dhe “Astra Zeneka” për furnizim me dozë shtesë të vaksinave për vaksinim dhe rivaksinim të qytetarëve.
“Këtë javë presim përgjigje edhe nga Astra Zeneka, që do të nënkuptojë se përmes këtij mekanizmi me komunikim të drejtpërdrejtë me kompanitë prodhuese, do të bisedojmë për të siguruar sasi shtesë të vaksinave. Mekanizmi i tretë, është përmes vendeve anëtare të BE-së, për shkak të asaj se në marrëveshjet e tyre përveç se për qytetarët e tyre, kanë një sasi e cila është e dedikuar për vendet tjera të cilat nuk janë anëtare të BE-së”, theksoi Filipçe.
Sa i përket sistemit Kovaks ai mundëson qasje të njëjtë në vaksina, të të gjitha vendeve të cilat kanë aplikuar në atë sistem, që domethënë se njëkohësisht sasitë e para të vaksinave do të shpërndahen njëjtë në përqindje adekuate sipas popullatës deri te të gjitha vendet që kanë aplikuar.
Ministri e sqaroi edhe procesin e vaksinimit, i cili tha se do të jetë shumë kompleks, por për këtë arsye kanë vepruar shumë seriozisht, janë analizuar të gjitha aspektet e vaksinimit, ndërsa tashmë po vijojnë aktivitetet për proces të suksesshëm të imunizimit. Është formuar trup special koordinues i cili i analizon të gjitha aspektet e vaksinimit- pranim ruajtje, shpërndarje dhe aplikim praktik të qytetarëve.
Ministri e sqaroi sistemin e imunizimit në të gjitha segmentet.
“Ruajtja e vaksinave në vend do të jetë sikur të tjerat, duke shfrytëzuar hapësirat e operatorëve ekonomik, duke theksuar se vetëm do të shtohen frigoriferët deri -70 shkallë Celsius për një lloj të vaksinave. Frigoriferët i kemi fituar si donacion nga fondacioni amerikan me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe frigoriferët do të jenë këtu prej janarit. Vaksinimi do të bëhet nga mjekët dhe infermieret që do t’i nënshtrohen një trajnimit shtesë”, shtoi Filipçe.