Nevojitet të ndalohet politizimi i regjistrimit të planifikuar për vitin 2021, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.
Në emisionin 360 gradë, në televizionin Alsat, ministri theksoi se përvoja nga regjistrimi i dështuar është një leksion i mjaftueshëm se në të duhet të shihet si në një operacion statistikor thelbësore për shtetin, e jo si çështje politike.
“VMRO-DPMNE si opozitë përpiqet që nga fillimi ta politizojë, ndërsa pikërisht për këtë nuk pati sukses regjistrimi i vitit 2011. Cili është qëllimi i bojkotit eventual në të cilin edhe bën thirrje opozita? Të ketë më pak maqedonas në regjistrim?”, potencoi Mariçiqi.
Sipas ministrit, nuk ka argumente të fuqishme pse sërish të shtyhet regjistrimi dhe shtoi se jrahas pandemisë shteti ka treguar se ka kapacitet të organizojë operacione komplekse me pjesëmarrje masive të qytetarëve.
“Treguam se mund t’i zbatojmë zgjedhjet parlamentare, Qeveria tregoi se mundet të organizojë operacione të këtilla masive. Është me rëndësi regjistruesit të jenë të shëndetshëm, të jenë të mbrojtur, ndërsa deri atëherë do të shohim deri ku do të jetë edhe vaksina”, deklaroi ministri Mariçiq.