Në një deklaratë të nënshkruar nga njëzet deputetë evropianë i bëhet thirrje Bullgarisë ta miratojë kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe të mundësohet progres edhe për Shqipërinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Deputetë nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë të mos lëshohet mundësia e sotme për dritë të gjelbër për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.
“Duke paralajmëruar se bllokimi i negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, ata u bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë kompromis për çështjet dypalëshe që të shmanget shtyrja shtyrja e mëtejshme e procesit”, qëndron në letër.
Bullgaria, bëjnë thirrje eurodeputetët, duhet ta miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut sa është e mundur më shpejt dhe me këtë t’i pranojnë përpjekjet e vendit në procesin aderues drejt BE-së. Ata i bëjnë thirrje palës maqedonase gjithashtu “të bëjë çdo përpjekje” për zgjidhjen e kontesteve.
Shqipëria, e cila gjithashtu nuk do të marrë dritë të gjelbër sot sepse debati për zgjerim është hequr nga rendi i ditës dhe figuron vetëm si pikë informative, duhet të pranohen përpjekjet e saj reformuese, thonë eurodeputetët.
Letra është nënshkruar nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, deputeti bullgar Ilham Kuçuk, si dhe deputetë të tjerë të njohur mirë për opinionin e Maqedonisë së Veriut – Tanja Fajon, Dejvid Makalister, Rajnhard Butikofer dhe të tjerë.