Janë regjistruar 365 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit me çfarë gjithsej numri i rasteve aktive mbërrin 21 678. Në repartet infektive në Shkup dhe spitalet në vend trajtohen 1 348 pacientë, janë të lirë 180 shtretër. Regjistrohen edhe pacientë të shëruar, nga dita e djeshme në statistikë ka 1059, ndërsa vaksinën e paralajmërojnë në muajt e parë të vitit 2021.
Dje janë bërë 947 teste, janë regjistruar 365 raste të reja, prej të cilave më shumë në Shkup janë 126. Kanë vdekur 25 persona në 24 orët e fundit, dymbëdhjetë pacientë janë nga Shkupi (74, 79, 75, 66, 75, 80, 82, 67, 75, 70, 71 dhe 61 vjeç), një nga Kumanova (67), tre nga Prilepi (73, 85 dhe 81), një nga Struga (81), dy nga Manastiri (47 dhe 74), dy nga Gostivari (45 dhe 84), një pacient nga Gjevgjelia (75), një nga Berova (85), një nga Dellçeva (87 ) dhe një pacient nga Negotina (65). Nga këta, dy vdiqën jashtë spitali, ndërsa të tjerët në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 68.332 numri i pacientëve të shëruar është 44.705, i të vdekurve është 1.949, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.678.
Në qendrat në spitalet në vend, siç u kumtua dje, është raportuar se trajtohen 872 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1348 dhe ka rreth 180 shtretër të lirë në kovid-qendrat.
Në kovid-qendrat në Shkup, sipas informacioneve të djeshme, për 24 orë janë shtruar në spital 41 pacientë.
Vaksina paralajmërohet për vitin e ardhshëm. Vaksinat, siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, duhet të mbërrijnë në muajt e parë të vitit 2021. Shtëpitë e shëndetit fillojnë me përgatitjet për procesin e vaksinimit.
Qeveria dje në seancë i miratoi ndryshimet në Programin e imunizimit të detyrueshëm për vitin 2020 në Republikën e Maqedonisë të Veriut, me çka konfirmoi qëllimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë pjesë në COVAX Facility për furnizimin e 833.000 dozave të vaksinave për Kovid-19.
Programi do të zbatohet brenda mjeteve të aprovuara në vlerë prej 487.900.000 denarë, prej të cilave 69.722.000 denarë janë siguruar për paradhënie të vaksinave kundër KOVID-19.
Vaksinat në vend do të arrijnë konform me planin e shpërndarjes së përcaktuar nga Kovaks, ndërsa shpërndarja do të jetë e njëkohshme në 127 vendet si dhe në vendet e rajonit – Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe një pjesë e Serbisë.
Dorëzimi i parë i vaksinave pritet në muajt e parë të vitit 2021.