Asnjë nga këto ilaçe nuk janë dëshmuar se ndihmojnë në mënyrë specifike për sëmundjen e re, porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se në të zezë përmes internetit shiten ilaçet remdesivit dhe favira për mjekim të virusit korona. Gjatë vizitës së sotme në Shtip theksoi se ato janë ilaçe të cilat nuk janë të dëshmuara se ndihmojnë për sëmundje dhe situata të tjera dhe shtoi se nuk mund të shënohen ilaçe të cilat nuk ndihmojnë për diagnozën konkrete.
“Askush nuk duhet të interesohet që të kërkojë ilaçe të cilat nuk janë dëshmuar se ndihmojnë në mjekimin e Kovid-19. Ende në botë ka një numër të madh të studimeve klinike të cilët testojnë ilaçe. Të gjithë e dimë se ilaç specifik dhe të veçantë për këtë sëmundje nuk ka. Po bëhet kombinim i terapive ekzistuese për disa sëmundje të tjera ose simptomat të cilat i jep kjo sëmundje, ndërsa duhet ta dimë edhe qytetarët ta dinë se ka me të vërtetë një varg simptomash me të cilat kjo sëmundje mund të manifestohet”, tha ai.
Bën thirrje që secili pacient në konsultim me mjekun amë ose gjatë mjekimit spitalor vetëm me kontroll të pranojë terapi adekuate.
Filipçe potencoi se ekziston protokoll i unifikuar për mjekët për mjekim të të sëmurëve nga Kovid-19 dhe ai protokoll është treguar disa herë.
“Por çka është thelbi dhe kur do të thuhet se nuk ka protokoll të unifikuar ka të bëjë me atë se nuk ka një mënyrë të mjekimit kjo sëmundje. Ka aq shumë forma të ndryshme klinike sa që secila formë klinike kërkon qasje të ndryshme, mjekim të ndryshëm, dozë të ndryshme të ilaçeve të njëjta të cilët vijnë parasysh për dhënien gjatë manifestimit adekuat dhe në këtë kuptim kjo është kështu kudo në botë. Për këtë është shumë e rëndësishme që të gjithë që kanë simptomat më të vogla dhe për çfarëdo hapi sa i përket diagnozës për mjekimin të bëjnë konsultim me mjek”, tha Filipçe.