Gjithmonë do të jemi në anën e cila paraqiti hapa miqësorë të cilat hapin perspektiva për marrëdhëniet e ndërsjella me fqinjët, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, por asnjëherë për llogari të kësaj nuk do të lejojmë që të negociohet për identitetin tonë si maqedonas të cilët e flasin gjuhën maqedonase, theksoi kryeministri Zaev në intervistën për radion Kanal 77.
“Unë i kuptoj qytetarët dhe reagimet e tyre, mirëpo liderët janë këtu të vendosin për çështje të vështira. Unë bëj hapa miqësorë të cilat i hapin perspektivat, në rastin tonë perspektivat dhe të ardhmen evropiane”, theksoi kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë tha se me Republikën e Bullgarisë vazhdimisht janë të hapura kanalet për komunikim dhe në mënyrë intensive është duke u biseduar për çështjet të cilat u aktualizuan dhe të cilat vihen si pengesë për pëlqimin për miratimin e kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
“Jemi duke biseduar për gjuhën e urrejtjes, jemi duke biseduar për udhën e duhur për implementimin e Marrëveshjes midis dy vendeve. Duhet të arrijmë shumë më shumë në planin e bashkëpunimit ekonomik, të stimulojmë më shumë nga ajo që është arritur deri më tani, ndërsa nuk është pak. Kemi investime prej kompanive tona në Bullgari. Nga bullgaria i kemi 13 investime, në mesin e së cilave më të rejat të cilat dëshmuan interes për investime në energjetikë”, tha kryeministri Zaev.