Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e ka përshëndetur mbajtjen e seancës konstitutive të Klubit të çështjeve dhe politikave rinore, anëtarëve u dëshiroi mandat të frytshëm dhe të suksesshëm, por edhe arritje të rezultateve të mira në plotësimin e të drejatve të të rinjve.
“Gëzohem që sot, dy muaj pas Takimit të punës për deputetë, që në fakt ishte hyrje në rolin dhe funksionin e Klubit të çështjeve dhe politikave Rinore, Ju, kolegë të mi të dashur të ri, kuptohet, me ndihmën pa rezervë të miqve tanë të dashur nga Fondacioni i Demokracisë i Uestminsterit dhe Institutit Nacional Demokratik, sot e mbani seancën konstituive të Klubit të përbërjes së re parlamentare. Më vjen mirë që mundem si i pari ndër të barabartët, të përshëndes këtë akt dhe t’ju uroj të keni mandat me të vërtetë të frytshëm dhe të suksesshëm, a keni edhe bazën solide për të bërë këtë”, tha Xhaferi në fillim të fjalimit e tij.
Ai përkujtoi në Ligjin për pjesëmarrje politike dhe politika rinore që u miratua me mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend në janar të vitit 2020, mendon për rezultatet nga puna e klubit paraprak në drejtim të promovimit dhe përfaqësimit të interesave rinorë në evenimentet ndërkombëtare dhe me vetë këtë, aktualizimin e Klubit dhe në formimin e Rrjetit Rajonal në Parlamentet e Ballkanit Perëndimor të Klubeve Rinore, qëllimi i të cilit është ndërlidhja e të gjithë klubeve që agjenda rinore të vihet lartë në prioritetet e Unionit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Xhaferit, edhe zyrat bilaterale rinore të bashkëpunimit, të cilat janë edhe pjesë dhe obligim i implementimit të Marrëveshjes së Prespës, janë impuls dhe energji plotësuese për vendosjen e bashkëpunimit intensiv të ndërsjellë të të rinjve nga fqinjësia, rajoni dhe më gjerë.
“Kështu që, ju sugjeroj ti shfrytëzoni të gjitha mundësitë që i keni në dispozicion, të jeni të hapur, të vazhdoni të koordinoheni dhe të informoheni me institucionet rreth obligimeve të krijuara nga Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, për atë nëse kanë sukses në zbatimin e tij ashtu si është miratuar, nëse hasin në vështirësi, mos ketë vallë nevojë për të bërë ndryshim apo plotësim me qëllim të përshtatjes ndaj situatës në terren, për arsye se kuptohet, jo çdoherë teoria përkon me praktikën, a përveç kësaj, situatat ndryshojnë, nevojat ndryshojnë. Prandaj është i rëndësishëm roli juaj si ligjvënës, të jeni lidhja që i bashkon të gjitha palët e prekura, që rezultati përfundimtar të jetë në dobi të të gjithë të rinjve. Bëhuni zëri i tyre, mbështetja dhe dera në të cilën do të mund të trokasin lirshëm dhe të ndajnë problemin e vet”, tha Xhaferi.
Për fat të keq, shtoi ai, situata me pandeminë e KOVID-19, rreziqet ndaj shëndetit të qytetarëve tanë, ndikimi negativ mbi sistemin shëndetësor dhe ekonomik, mirëpo, edhe pasojat e përhershme që do i lë mbi mënyrën e jetës, punës, shoqërimit dhe funksionimit të gjithë botës për shkak të protokolleve të domosdoshme shëndetësore, për të cilat i ndryshojmë shprehitë, mënyrat e funksionimit dhe bashkëpunimit, besoj se i keni tani më një përditshmëri të vendosur.
“Duhet të mësohemi të pranojmë këtë si një realitet të ri, respektivisht të reduktojmë prezencën fizike në minimum dhe të praktikojmë dhe preferojmë zhvillimin virtual të komunikimit, që në anën tjetër, ka një përparësi shumë të madhe, gjegjësisht, mundësia për shtrirje deri te target grupet shumë më të mëdha, dhe me vetë këtë, ndarjen, informimin dhe përhapjen e përvojave pozitive, bashkëpunimeve, evenimenteve dhe nismave. Gjithsesi, edhe mbështetja që mund të fitohet është shumë më e madhe në këtë rast”, është shprehur Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit shpreson se në Programin e ri të punës së Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore, do të kushtohet hapësirë dhe vëmendje të mjaftueshme për këtë situatë aktuale dhe se aktivitetet e ytre, anëtarët do t’i orientojnë në drejtim të ndërtimit të klimës pozitive për punë, me qëllime të harmonizuara dhe bashkë të arritura për përmbushje në periudhën e ardhshme të punës së Klubit.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për konstituimin dhe t’ju uroj të arrini rezultate të lakmueshme në përmbushjen e të drejtave të të rinjve, bëhuni inventiv dhe hulumtoni mënyrat më të ndryshme të arrini te të rinjtë dhe të afroni Klubin e Çështjeve dhe Politikave Rinore te ato. Bëhuni shembull i mirë edhe për to, edhe për ne, kolegët më të moshuar në Kuvend, ndërsa ne do të jemi pranë jush gjatë çdo hapit tuaj të ardhshëm dhe nismës së ndërmarrë”, shtoi Xhaferi.