Për të gjithë qytetarët që me të vërtetë kujdesen, i siguroj se askush nuk po negocion për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Kjo është e drejta jonë për vetëvendosje”, tha sot kryeministri, Zoran Zaev.
Gjuha jonë, theksoi Zaev, është e njohur në botë dhe ne jemi maqedonas dhe të tillë, si miq të Republikës së Bullgarisë dhe popullit bullgar, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë miqësi.
Vetëm me respekt për njëri-tjetrin, tha Zaev, ne mund të arrijmë marrëveshje që do të ndërtojë perspektiva dhe miqësi.
“Ne jemi duke negociuar për gjërat nga ku filloi problemi. Emër i gjatë dhe i shkurtër. A ka aspirata Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë apo jo. Ne kemi përcaktuar, siç e kemi zgjidhur në NATO, ashtu edhe në BE, përmes një shënimi, në të cilin konfirmojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale për ndërhyrje në punët e brendshme dhe të drejtat e pakicave, sepse edhe Bullgaria nuk ka dhe kjo është e rregulluar ndërkombëtarisht”, tha Zaev.
Bisedohet, theksoi ai, për ndalesën e gjuhës së urrejtjes, fazat dhe planet e veprimit për zbatimin më të suksesshëm të Marrëveshjes.
“Sigurisht zgjidhja për gjuhën, sepse në kornizën e negociatave i referohet përkthimit në gjuhën maqedonase dhe këtu erdhi reagimi nga Bullgaria. Ne e kemi zgjidhjen dhe për Bullgarinë, gjuha maqedonase do të thotë gjuhë maqedonase sipas Kushtetutës, për BE gjuha maqedonase ësht punë e pastër. Për ne, gjuha bullgare do të thotë gjuhë bullgare sipas Kushtetutës së Bullgarisë. Por në shekullin 21 të vendosësh klauzola të tilla bilaterale është vërtetë e gabuar dhe është mirë të bësh një hap përpara nga Bullgaria e cila disa herë thotë se e pranon realitetin, e njeh gjuhën dhe popullin maqedonas, por le ta përcaktojmë të kaluarën”, tha Zaev.
Ai vuri në dukje se bisedimet duhet të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati në 10 ose 18 dhjetor, kur do të merret vendimi.
“Megjithatë, strategjia e shtetit është që ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë. Të paktën të krijojmë një atmosferë dhe t’i heqim pengesat deri verën e ardhshme, por nëse mund ta arrijmë këtë edhe tani duhet të bëjmë përpjekje maksimale deri në momentin e fundit”, tha Zaev.
Rruga është kjo, tha Zaev dhe ne do të vazhdojmë të ecim në të, duke pritur t’i hapim kapitujt sa më shpejt të jetë e mundur.