Kryeministri Zoran Zaev së bashku me Spase Dodevskin, koordinator i Trupit koordinues kombëtar për zbatimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Hristijan Stojanov, Vera Apostollovska dhe Kristijan Llazarev, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, përmes video lidhjes e shënoi 3 Dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.
Kryeministri Zaev theksoi se është krenar për ritmin e fortë dhe hapat e mëdhenj të ndërmarrë në mandatin e mëparshëm dhe ruajtjen e vazhdimësisë në zbatimin e praktikave më të mira botërore për mbështetjen dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës shoqërore, shëndetësore, arsimore dhe mbrojtjes sociale.
“Ne kemi prezantuar të drejtën e kompensimit për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Ne kemi rritur shtesën për kohë të shkurtuar pune deri në 50 për qind të pagës mesatare. Ne gjithmonë do të jemi me këta bashkëqytetarë krah për krah dhe gjithmonë do të përfshihemi drejtpërdrejtë në proceset që janë për ta, sipas parimit ‘asgjë për ta – pa ata’”, nënvizoi kryeministri Zaev dhe arriti në konkludim që vazhdon të zbatohen aktivitetet për të rritur ndërgjegjësimin për nevojat e personave me aftësi të kufizuara.
Koordinatori kombëtar për zbatimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Dodevski theksoi se masat dhe detyrimet që dalin nga Konventa janë një udhëzues për shoqëri të barabartë stimuluese.