Një dridhje prej 3.5 shkallëve Rihter është ndjerë sot në ora 14:09 në Shkup. Tërmeti ka qenë me epiqendër 8 kilometra larg kryeqytetit, me thellësi prej 2 kilometrave, thonë matësit zyrtar të Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.
Pas tërmetit 3.4 ballësh ndodhi edhe një dridhje tjetër after-shok.
Sipas informacioneve të deritanishme, qytetarët nuk kanë raportuar lëndime ose dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.
Në fillim të muajit të kaluar, disa tërmete të intensiteteve të ndryshme përfshirë edhe atë prej 5 ballësh ndodhën në afërsi të qytetit veriperëndimor të vendit, Gostivar.