VMRO-DPMNE njoftoi një bllokadë makinash në rrugët e Shkupit nga ora 12:30 deri në 14:00. Partia thotë se kësaj here ata do të protestojnë (përsëri me makina), kundër politikave të qeverisë aktuale, me Bullgarinë.
Mbrëmë, VMRO-DPMNE protestoi në 11 qytete anembanë vendit, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndryshojnë historinë, në lidhje me negociatat me Bullgarinë dhe veton e tyre për fillimin e marrëveshjeve të pranimit të Maqedonisë Veriore në BE.
D.T