Nuk është e saktë se nuk ka shtretër të lirë spitalor dhe oksigjen. Çdo pacient i cili ka nevojë për oksigjen, atë e merr, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Duke i mohuar pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ministri Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ku potencoi se për shtretërit spitalor ka siguruar furnizim qendror të oksigjenit, ndërsa aty ku nuk ka, ka koncentrues të oksigjenit.
“Nuk është e saktë se nuk ka shtretër të lirë dhe se nuk ka oksigjen. Ja, praktikisht të gjithë shtretërit e Klinikës për otorinolaringologji janë siguruar me furnizim qendror të oksigjenit. Aty ku nuk ka, ka koncentrues të oksigjenit”, tha Filipçe.
Shprehu keqardhje që VMRO-DPMNE nuk ka treguar mirëkuptim dhe e ka bllokuar procesin e vendosjes së kovid spitaleve modulare.
Në lidhje me ngjarjet në spitalin e Manastirit për të cilat ishin publikuar incizime në rrjetet sociale, Filipçe potencoi se rastin e hulumton Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe se përgatitet mbikqyrje profesionale plotësuese për nëntë raste në mbarë shtetin.
Tani për tani, siç potencoi, nuk mendohet për vendosje të masave më restriktive në Prilep dhe Manastir.
Venko Filipçe gjithashtu theksoi që të mos pihen antibiotikë në mënyrë të pakontrolluar. Ekzistojnë mjaft sasi ilaçesh për trajtimin e pacientëve me Kovid-19. Kjo nuk është sëmundje për të cilën ekziston ilaç i posaçëm.
Ai tha se një numër i madh i studimeve klinike janë duke u bërë dhe ende nuk ka trajtim për sëmundjen.
“Bëhet fjalë për kombinim të barnave. Për secilin nga kombinimet duhet të merret parasysh koha e nevojshme dhe treguesi i bazuar në analizat. Nga pasqyra klinike, nga manifestimi dhe nga testet e gjakut në mushkëri, etj. Kjo varet nga ajo se çfarë terapie do t’i përshkruhet pacientit, si në nivelin primar, ashtu edhe në spitale”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pranimdorëzimit të donacionit prej 13.500 testeve të shpejta për vendin nga Mbretëria e Norvegjisë, pranë Qendrës mjekësore ushtarake në Shkup.
Ai tha se profesori Nikolla Panovski nga Instituti për mikrobiologji i referoi ata në një rast, në të cilin u përshkruan numër i madh i antibiotikëve dhe u dërgoi atyre dokumente që ata do të shqyrtonin.
“Ne duam të shohim nëse kishte indikacione për këtë dhe se Inspektorati Shtetëror shëndetësor dhe sanitar e bëri atë analizë. Ky është rasti nga rrethina e Strugës. Sot i kërkova profesorit të konsultohet me ekspertët tanë nga Klinika për pulmonologji në lidhje me përshkrimin e antibiotikëve. Besoj se disa nga këto çështje do të ndriçohen”, theksoi Filipçe.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai tha se parashikimet janë shumë të vështira për t’u bërë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se virusi është shumë i paparashikueshëm si për nga tiparet epidemiologjike, ashtu edhe për nga manifestimi klinik i sëmundjes.
Ai shtoi se numri i rasteve të sapodiagnostikuara pritet të ulet lehtë në periudhën e ardhshme nëse respektohen masat.