Këshilli i Sigurisë i propozoi Qeverisë të shpallë gjendje krize në territorin e të gjithë vendit për 30 ditë, bëri të ditur sot presidenti, Stevo Pendarovski.
Shefi i shtetit vlerësoi se situata në vend me Kovid-19 është jashtëzakonisht serioze. Ndërsa situata nuk është ndryshe, siç tha ai praktikisht në të gjitha vendet dhe në Evropë dhe botë, shumë më keq se vala e pranverës.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili ishte ftuar nga Pendarovski për të marrë pjesë në takim, informoi për burimet në shëndetësi dhe për organizatën për ballafaqimin me pandeminë, ndërsa kryeministri Zoran Zaev për aktivitetet e përgjithshme dhe politikat në fusha të tjera dhe opsionet e mundshme.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila u mbajt në “Vilën Vodno” u diskutua për situatën aktuale me pandeminë Kovid-19 në vend dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente. Përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, kryeministri, Zoran Zaev, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Radmila Sekerinska dhe Bujar Osmani, ndërsa me ftesë të presidentit Pendarovski mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Sapsovski nuk mori pjesë në takim.