Mosmarrja e vendimit në takimin në Bruksel është humbje për idenë e BE-së, por në të njëjtën kohë u konfirmua në deklaratën e kryesuesit, ministrit gjerman për Çështjet Evropiane, Mihael Rot se ka ende mundësi deri në muajin dhjetor, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk.
“Ne duhet të vazhdojmë në frymën e dialogut, e jo përmes konflikteve, për të arritur deri tek zgjidhja”, thekson Zaev në postimin në Fejsbuk.
Ai theksoi se në situata të tilla “është shumë e lehtë për t’u goditur në gjoks, por qëllimi ynë është të jemi racionalë dhe t’i lëvizim gjërat sipas pritjeve të popullit tanë, e kjo është të shkojmë më tej drejt BE-së”.