Ministri gjerman për Evropë, Mihael Roth i cili kryeson me Këshillin e sotëm për Punë të Përgjithshme të BE-së në Bruksel, paralajmëroi se edhe krahas vetos bullgare do ta vendosë pikën për zgjerim në rend dite, transmeton Dojçe vele.
“Do t’i informoj kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Që në fillim të këtij viti morëm vendim t’i fillojmë negociatat me të dyja vendet. Interes themelor i BE-së është që në një afat më të mundshëm të shpejtë të fillojnë negociatat me Konferencën ndërqeveritare”, porositi në mëngjesin e sotëm Rothi para fillimit të takimit virtual të ministrave.
Ai shfaqi shpresë se të gjitha vendet anëtare do të pajtohen me këtë qëllim dhe do të jenë të gatshme në mënyrë pragmatike dhe solidare të punojnë në realizimin e tij.
“Zgjerimi nuk duhet të jetë peng i kërkesave dypalëshe të vendeve anëtare të caktuara”, porositi ministri gjerman, duke aluduar në bllokimin bullgar të procesit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevi dje konfirmoi se pret lajme të mira nga takimi i sotëm të ministrave të BE-së. Zaevi, si dhe shefi i diplomacisë gjermane Hajko Mas, shpreson se mund të gjendet kompromis në periudhën e ardhshme, dhe dritë e gjelbër për fillimin e negociatave të merret në dhjetor.
Qeveria bullgare paraprakisht paralajmëroi se nuk ka për qëllim të lejojë fillim të negociatave. Këtë në mëngjesin e sotëm para takimit edhe një herë e konfirmoi shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.