Qeveria sot, në seancën e 21-të të rregullt, do të shqyrtojë disa propozim-ligje dhe vendime, mes të cilave edhe Propozim-vendimi për miratim të 120.000.000 denarë ndihmë financiare e pakthyeshme nga Buxheti i shtetit, mjete të cilat Qyteti i Shkupit duhet t’i shfrytëzojë për rikonstruim të Sallës universale.
Në rend dite janë edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve të kontabilitetit, si dhe disa propozim-ligje të propozuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Në Propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria duhet ta shqyrtojë edhe Propozim-ligjin për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për huaj për financim të projektit “Vendosje e transportit të shpejtë të autobusëve në qytetin e Shkupit”.
Siç paralajmëroi pres-shërbimi qeveritar, seanca do të fillojë në orën 12:30, do të zhvillohet përmes komunikimit të internetit me videokonferencë, ndërsa për vendimet dhe konkluzionet e sjellura do të dërgohet kumtesë.